EKSKLUZIVE/ Zbardhet kërkesa e PD-së për përjashtimin e Edi Ramës

Menjëherë pas ndërprerjes së seancës plenare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka mbledhur firmat për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit.

PD kërkon që Rama të mos jetë pjesë e seancës parlamentare për 10 ditë, pasi ofendoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ky I fundit ishte duke folur në foltoren e parlamentit.