Facebook jashtë funksionit, probleme me rrjetin më të madh social

Rrjeti social më i madh, Facebook ka shfaqur probleme gjatë ditës së sotme.

Mijëra përdorues të Facebook nuk janë në gjendje të hyjnë në rrjetin social në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Probleme janë shfaqur edhe në Shqipëri rreth 1 orë gjatë pasdites, kryesisht kur aksesi tentohej të bëhet përmes PC-së.