VIDEO/ /Shpërthen avioni ushtarak amerikan pas fluturimit mbi Korenë e Veriut

Helikopteri ushtarak CH-53 njoftohet se ka rënë në afërsi të fshatit Takamura Takae, në Prefekturën e Okinawa të Japonisë verilindore.
Nuk është ende e qartë nëse dikush është plagosur në aksident, sipas Okinawa Times.
 
Policia u dërgua në vendin e rrëzimit për të hetuar rreth orës 18:00 lokale (koha 10 e mwngjesit në Mbretërinë e Bashkuar).
Në një deklaratë, shërbimi lokal i zjarrit konfirmoi se një "avion ushtarak amerikan u rrëzua në fshatin Takamura Takae".
 
Helikopteri besohet të jetë një CH-53E Super Stallion - helikopteri më i madh dhe më i rëndë në ushtrinë amerikane.
Fotot dramatike me sa duket që tregojnë rrënojat e helikopterit të përfshira në flakë.
Dhe media Japoneze i ka botuar.
 
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi ushtria amerikane bëri prova me disa aeroplanë mbi Gadishullin Korean. 
Forca ajrore e Japonisë gjithashtu mori pjesë në stërvitje.
 
Forca Japoneze e Vetë-Mbrojtjes Detare mendohet të operojnë helikopterë CH-53E.
Rreth 54,000 ushtarakë amerikanë janë të vendosur në Japoni në Honshu, Kyushu dhe Okinawa, sipas ushtrisë amerikane.