Tahiri për arrestimin e Shullazit: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara” 

tahiri-shullazi

Pas akuzave të kryetarit të Partisë Demomokratike Lulzim Basha, ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Në një reagim në Facebook, Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat e demokratëve që Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste të kenë ndërhyrë në zgjedhjet universitare dhe shtoi se arrestimi i Shullazit nga policia tregon se Qeveria nuk mbron krimin. Më pas vazhdon duke akuzuar ish-Qeverië Berisha dhe në fund e mbyll me shprehjen e Kryeministrit Rama për të anashkaluar opozitën.

“Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik! Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin. Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri. Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!”, shkruan ministri Tahiri në Facebook.

Ministri Saimir Tahiri është akuzuar gjithmonë nga ish-Kryeministri Sali Berisha se është i lidhur me Emiljano Shullazin. Emiljano Shullazi u arrestua mbrëmë pasi u denoncua nga Berisha se kishte kërcënuar akademikun Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME