Kush është biznesmeni që Emiljano Shullazi akuzohet se i vendosi tritol? 

Emiljano-Shullazi

Pas mesnate, Prokuroria e Krimeve të Rënda nxorri urdhër-arresti për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe gjithçka nisi pas denoncimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Shullazi kishte kërcënuar akademikun Mynyr Koni që të tërhiqej nga gara për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Në një njoftimin e Policisë së Tiranës, ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar, janë renditur një sërë akuzash për vepra të ndryshme penale, si kanosje dhe shtrëngim duke gjobitur biznese të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme.

Mes akuzave është edhe ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv, për të cilën policia thotë se i është vendosur qytetarit me iniciale A.Z. bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë, më 13 mars, në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet.

Pak pasi kishte kaluar mesnata, pati një shpërthim me tritol në garazhin  e Arian Z., biznesmen. Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës thotë se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi i vendosën tritol biznesmenit me qëllim për ta kërcënuar “për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë”.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Kasandras në Halkidiki të ...
Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat ...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ...
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në ...
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ...
Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë ...
Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është ...
36-vjeçari shqiptar Vasil Rama, shoferi i bandës së “Audit të Verdhë”, është ...
Një studio montazhi në Laç është përfshirë nga flakët për shkak të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesin e ...
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me ...
Pas Vlorës, një tjetër sasi e madhe kanabisi është asgjësuar në fshatin ...
Një 36-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer veprime të ...
Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës ...
Biznesmeni i gazit Ilir Karçini është vënë në pranga sërish nga policia. ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME