DETAJET/ Si u arrestuan Emiljano Shullazi, shoku dhe kushëriri i tij 

emiljano shullazi-gilmando dani

Pasditen e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se akademiku Mynyr Koni ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi për t’u tërhequr nga gara për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës.

Pas kësaj deklarate të fortë, policia dhe prokuroria u vunë në lëvizje për këtë ngjarje, që përfundoi me arrestimin e Emiljano Shullazit, mikut të tij Gilmando Dani dhe kushëririt të tij Blerim Shullazi.

Por si u arrestuan?

Të parin që policia kërkoi ishte Emijano Shullazi, i cili u arrestua në vilën e tij tek rruga e Kavajës. 38-vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit nga uniformat blu. Kushëriri i tij, Blerim Shullazi u arrestua në banesën e tij në Krujë.

Gjatë momentit të arrestimit, Blerim Shullazit iu gjet 3 kilogramë kanabis sative dhe disa fishekë. Kurse krahu i djathtë e Emiljano Shullazit, Gilmando Dani u vu në pranga kur u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të pyetur për shokun e tij Emiljano Shullazi.

Ndaj tyre rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal, shantazh ndaj bizneseve të ndryshme për t’i marrë pasuri, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje pa leje.

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Kasandras në Halkidiki të ...
Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat ...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ...
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në ...
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ...
Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë ...
Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është ...
36-vjeçari shqiptar Vasil Rama, shoferi i bandës së “Audit të Verdhë”, është ...
Një studio montazhi në Laç është përfshirë nga flakët për shkak të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesin e ...
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me ...
Pas Vlorës, një tjetër sasi e madhe kanabisi është asgjësuar në fshatin ...
Një 36-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer veprime të ...
Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës ...
Biznesmeni i gazit Ilir Karçini është vënë në pranga sërish nga policia. ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME