Ndalimi i Shullazit nga Prokuroria e Përgjithshme. Çako vizitë urgjente tek Llalla 

adriatik llalla - shullazi - haki cako

Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë në ndalimin e Shullazit. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka thirrur në një takim urgjent drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Takimi po zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pavarësisht se policia ka konfirmuar shoqërimin e Emiljano Shullazit në drejtorinë e Policisë së Tiranës nuk ka asnjë njoftim tjetër lidhur me operacionin e zhvilluar nga policia e Tiranës. Sipas të dhënave të para është bërë kontroll në shtëpinë e tij dhe të miqve të tij në rrugën e Kavajës por nuk është thënë asgjë rreth rezultatit të operacionit.

Shullazi ka një kohë të gjatë që është futur në retorikën politike. Që në zgjedhjet e vitit 2013 dhe më fort në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Shullazi u kthye në një personazh publik. Kohët e fundit ai u përmend me emër nga ambasadori amerikan në Tiranë ndërsa sot Sali Berisha denoncoi një kërcënim që sipas tij Shullazi kishte bërë ndaj kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ai është ndaluar, arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Ndaj tij ka pasur edhe disa atentate për ta eliminuar.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Kasandras në Halkidiki të ...
Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat ...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ...
Frederik Çuçllari mban postin e Dekanit në Universitetin “Fan S. Nolin” në ...
Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ...
Gjashtë emigrantë shqiptarë janë arrestuar të martën të brigjet braziliane nga agjentë ...
Një shqiptar në Slloveni është shpallur në kërkim nga policia pasi është ...
36-vjeçari shqiptar Vasil Rama, shoferi i bandës së “Audit të Verdhë”, është ...
Një studio montazhi në Laç është përfshirë nga flakët për shkak të ...
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me drejtuesin e ...
Pas lajmit të publikuar një ditë më parë në mediat online se ...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë së “arrestit me ...
Pas Vlorës, një tjetër sasi e madhe kanabisi është asgjësuar në fshatin ...
Një 36-vjeçar është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer veprime të ...
Një operacion i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe policisë së Vlorës ...
Biznesmeni i gazit Ilir Karçini është vënë në pranga sërish nga policia. ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ...
HARTA E FAQES SHERBIME