Ndalimi i Shullazit. A po i justifikohet Rama Shullazit me denoncimin e Berishës? 

edi rama - shullazi - policia tirane

Shoqërimi dje në darkë vonë i Emiliano Shullazit fillimisht ka ngjallur pak habi e më pas të gjitha mediat me të njëjtin tekst, e kanë lidhur këtë ndalim me një denoncim të Sali Berishës në një dalje përpara gazetarëve.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi se Shullazi është përfshirë direkt në kërcënime kandidatësh për zgjedhjet universitare, në mbështetje të kandidaturave politike të Edi Ramës dhe Lindita Nikollit.

Po pse vetëm pas këtij denoncimi prokuroria dhe policia veproi? Sali Berisha e ka denoncuar për gjëra shumë më të mëdha Emiliano Shullazin dhe policia jo vetëm që nuk ka vepruar por as nuk ka përgënjeshtruar ish-kryeministrin.

Ky shoqërim me shumë gjasa ka lidhje me angazhimet që kryeministri Rama ka bërë në zyrat e FBI. Ambasadori Lu ka akuzuar me emër Emiliano Shullazin dhe policinë që nuk vepron ndaj tij.

Por siç duket kryeministri Rama i detyruar të ketë një justifikim ndaj mbështetësve të tij më të dyshuar kriminale, ka përdorur alibinë e shoqërimit të Shullazit, pikërisht pas një denoncimi periferik të ish-kryeministrit Berisha.

Po pse ka nevojë kryeministri për alibi ndaj Shullazit? Kjo është pyetja. Shumë gazetarë të kronikës që ndodheshin përpara drejtorisë së policisë po raportojnë vetëm për një show.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
HARTA E FAQES SHERBIME