Shkup: Qytetarët vazhdojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e presidentit Ivanov 

ivanov

Protestat, të cilat filluan që para dy ditëve kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale, vazhduan edhe natën e djeshme duke filluar nga parlamenti i Maqedonisë dhe duke përfunduar pas rreth katër orëve para ndërtesës së qeverisë.

Protesta u organizua nga dhjetëra organizata joqeveritare nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa numri i protestuesve ishte dukshëm më i madh në krahasim me natën e kaluar.

Pas parlamentit, protestuesit u drejtuan drejt selisë së partisë në pushtet, ku kordoni policor nuk lejoi t’i afrohen ndërtesës.

Protestuesit duke sulmuar forcat policore me gurë dhe mjete të tjera të forta u përpoqën që të thyejnë kordonin policor, por policia arriti t’i largojë. Më pas, protestuesit u drejtuan përballë ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë, ku edhe e përfunduan atë në mënyrë paqësore.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov pas vendimit të tij për faljen e 56 politikanëve nën hetim.

Ata kërkojnë edhe shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sepse, sipas tyre, deri në atë datë nuk mund të sigurohen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Një tetovar ka gjetur një mënyrë, thënë shumë butë, të çuditshme për ...
Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë ...
Ushtria Çlirimtare Kombëtare përmes një komunikate me shkrim ka marr përgjegjësinë e ...
Dinko Velev, bullgari i njohur për fushatën e tij në kapjen e ...
Katër balerina shqiptare dhe një badigard, të cilët punonin në lokalin e ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Është deputetja më e re në përbërjen parlamentare të Maqedonisë, por duket ...
Mijëra njerëz kanë protestuar jashtë Parlamentit të Maqedonisë, në valën e re ...
Kreu i partisë në pushtet, Gruevski, mbrëmë  bëri të ditur  blerjen e ...
Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të ...
Disa të rinj maqedonas kanë rrahur brutalisht me shufra druri një të ...
Kjo është kënga që i kushtohet ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla ...
Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës. Seanca ishte ...
Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore ...
“Sot po them dy gjëra: zonjusha në fjalë është A.A. nga Shkupi, ...
Maqedoni – Një shpellë në afërsi të Kërçovës e njohur si “Shpella ...
Gjyqi i 37 personave të dyshuar si anëtarë dhe bashkëpunëtorë të një ...
Ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit “Ujësjellësi” në Maqedoni ka falur mbi ...
HARTA E FAQES SHERBIME