Vëllai i Pablo Escobarit kërkon 1 miliard dollarë nga Netflix, ja arsyeja

Vëllai i Pablo Escobarit kërkon 1 miliard dollarë nga Netflix, ja arsyeja

12:37, 24/09/2017
A+ Aa A-

Drama që rrethon serialin e Netflix “Narcos” befas është bërë më e fortë se vetë seriali.

Pas vdekjes së skautit për sheshxhirime Carlos Munoz Portal, vëllai i Pablo Escobarit i bëri të ditur Netflixit se duhet të pajtojë qitës për sigurinë gjatë filmimit të serialit.

Portal u vra në një zonë rurale pranë Meksikos më 11 shtator teksa po kërkonte vende për xhirimin e skenave të serialit.

Tani 71-vjeçari Robert De Jesus Escobar Gaviria kërkon që Netflix t’i paguajë komanisë së tij Escobar Inc. një miliard dollarë për përdorimin pa leje të emrit të vëllait të tij.

Gaviria ishte kryellogaritar dhe krahu i djathtë i Pablos gjatë mbretërimit të tij.

AI deklaroi për The Hollywood Reporter:

“Netflixin e ka zënë frika. Na dërguan një letër të gjatë me kërcënime. Aktualisht jemi në bisedime me ta përmes firmës ligjore Browne George Ross LLP për marrjen e pagesës 1 miliard dollarë. Nëse nuk e marrim, do t’ua mbyllim atë shfaqjen e tyre të vockël. Ne zotërojmë të gjitha të drejtat për emrat tanë, po ashtu edhe për markën Narcos. Unë nuk bëj lojëra me këta zotërinj në Silicon Valley.

Ata kanë telefonat e tyre dhe produkte të mira. Por nuk e njohin jetën dhe nuk do të guxonin kurrë të mbijetonin në xhunglën e Medelinit apo në Kolumbi. Unë e kam bërë. Nënat duhet t’i kishin mbajtur brenda barkut. Kështu u themi njerëzve të tillë kur vijnë në Kolumbi”.

Tani është interesante të shihet se si do t’i përgjigjet Netflix një situate të tillë.

Duket se në qoftë se nuk paguajnë, Gavaria dhe njerëzit e tij do të bëjnë diçka.

Olof Gustafsson, administratori i Escobar Inc., gjithashtu foli për The Hollywood Reporter për arsye se pse do ta padisin Netflix.

“Së pari, ata refuzojnë të na njohin. Pasi ne regjistruam të gjitha të markat, na dërguan një letër ku na kërkojnë të heqim dorë nga kërkesa. Pas kësaj, avokatët tanë dhe të tyret janë marrë vesh që ata duhet të na paguajnë diçka. Tani është çështja e përcaktimit se sa shumë do të jetë kjo diçka. Në fund, nëse nuk marrim gjë, ne kemi në pronëse markën dhe atyre do t’u duhet të ndryshojnë gjithë shfaqjen. Ata e dinë këtë, ndaj edhe janë në bisedime me ne. Në të kundërt, nuk do të kishin hyrë kurrë në bisedime me familjen e një karteli droge”, thotë Gustaffson.

Për fatin e mirë të Netflix dhe ndjekësve të Narcos, seriali tashmë ka arritur sukses duke ia kaluar edhe vetë jetëshkrimit të Pablo Escobarit.

Megjithatë, do të bënim mirë të qëndronin larg Kolumbisë, Meksikës dhe Escobarëve, se s’i dihet...

Unilad.com – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco