Sekreti i jetëgjatësisë

Sekreti i jetëgjatësisë

17:51, 22/09/2017
A+ Aa A-

Njerëzit e kanë kërkuar në shekuj, por shkencëtarët pretendojnë se e kanë gjetur tani.

Sekreti i jetëgjatësisë, sipas tyre, është shumë i thjeshtë: nëse je i shëndetshëm deri 55 vjeç, do të rrosh 90 e më shumë. Ky është kufiri që bën dallimin.

Për personat me probleme që në këtë moshë, mundësia e mbijetesës ulet ndjeshëm dhe ritmi i mirë duhet ruajtur deri tek të 70-tat, por si mund të arrihet kjo? Gjithçka varet nga stili i jetesës, shpjegon Elio Riboli, drejtor i Shkollës së Shëndetit Publik në Imperial College të Londrës, që do të thotë nga ajo çfarë hamë, sa lëvizje bëjmë dhe sa peshojmë.

Ka plot studime tashmë që e vënë theksin tek dieta e duhur, një aktivitet i mirë fizik dhe ruajtja e masës së duhur trupore, të konsideruara që të gjitha të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si tumoret apo patologjitë kardiovaskulare. Megjithatë, vëzhgimi i fundit shërben për të krijuar bindjen përfundimtare tashmë se për të jetuar gjatë, nuk ka zgjidhje tjetër.

Në funksion të tij, u mbikqyrën për një kohë të gjatë dy grupe individësh, burra e gra nga vende të ndryshme europiane. Të parët ishin korrektë e ndiqnin një dietë të kujdesshme me konsum të moderuar alkooli, lëvizje e peshë normale; të dytët ishin krejt e kundërta. Rezultatet në fund konsiderohen spektakolare: 93% e personave të grupit të parë e arritën moshën 70 vjeç në gjendje relativisht të mirë; tek të dytët, niveli i mbijetesës u reduktua me 65% tek burrat dhe 70% tek gratë për shkak të kancerit e sëmundjeve të zemrës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco