A do të zhduket bota nesër? Ja çfarë thotë eksperti britanik i teorive konspirative

A do të zhduket bota nesër? Ja çfarë thotë eksperti britanik i teorive konspirative

12:04, 22/09/2017
A+ Aa A-

Toka do të shkatërrohet nesër nëse besojmë teoritë konspirative. Numerologu kristian David Meade ka parashikuar se planeti misterioz Nibiru do të godasë planetin tonë më datë 23 shtator 2017.

Pretendimet e tij bazohen në radhët e Biblës, kohën e eklipsit diellor të muajit të kaluar dhe “treguesve” që sipas tij janë të shkruar në piramidat e Egjiptit.

Edhe një seri videosh në YouTube pretendojnë se nesër është fundi i Tokës, duke përmendur disa kombinime numerologjish dhe interpretime biblike.

Një ish-ekspert për UFO-t në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe i kundërshton këto pretendime, duke thënë se aty u mungon mendimi kritik.

Nick Pope ekzaminonte UFO-t dhe mistere të tjera për Ministrinë e Mbrojtjes dhe është ndër ekspertët kryesorë për teoritë konspirative.

“23 shtatorin do ta përcjellim ashtu si çdo ditë tjetër në të cilën ishte parashikuar fundi i botës”, thotë Pope për Daily Mail.

Nibiru, të cilit shpesh i referohen si Planeti X, është planeti i 12-të hipotetik në skajet e sistemit tonë diellor. Ai supozohet se përshkon një oribët eliptike që e sjell pranë Tokës çdo 3600 vjet dhe teorikët konspirativë thonë se cikli i tij do ta çojë drejt përplasjes me Tokën nesër.

Pope thotë se këto pretendime hidhen poshtë fare lehtë.

“Nëse një planet misterioz do të godiste Tokën të shtunën, tani do të ishim të gjithë në gjendje ta shihnim. Po të ishte kaq pranë, nuk do të ishte nevoja për teleskop, do ta shihnim me sy zbuluar”, thotë Pope.

“Sikur të ishte e vërtetë, çdo astronom në botë – thjesht ata të NASA-s por çdo amator i pasionuar me një teleskop të vogël – do ta kishte parë prej muajsh, në mos prej vitesh”.

“Kështu që, nëse të gjithë astronomët e botës nuk janë të përfshirë në një konspiracion, e gjithë teoria bie poshtë”.

Teoritë e ditës së gjykimit rreth Nibirut qarkullojnë prej dekadash, por falë pretendimeve të David Meade spekulimet ridolën në sipërfaqe këtë vit.

Numerologu, autor i librit “Planeti X – Arritja më 2017”, e lidh eklipsin e muajit të kaluar me pasazhe të ndryshëm nga Bibla, përfshirë Librin e Zbulimeve.

Meade bazohet sidomos në pasazhin e Isaiah në Bibël, Kapitulli 13 13 9-10, i cili thotë: 'Shikoni, Dita e Zotit po vjen – një ditë mizore, me tërbim e zemërim të egër – për ta shkretuar tokën dhe shkatërriar mëkatarët në të”.

“Yjet e Qiellit dhe yjësitë nuk do të bëjnë dritë. Dielli që lind do të jetë i errët dhe Hëna nuk do të ndriçojë”.

Meade tha në gusht: “Është vërtet e habitshme që si Shenjat e Mëdha të Zbulimeve 12 dhe Piramida e Madhe e Gizës na tregojnë të dyja një moment preciz në kohë: 20-23 shtator 2017. A është ky fundi i Epokës së Kishës dhe tranzicioni në Ditën e Zotit? Nuk mund të kishte dy dëshmi më të mëdha”.

Ai deklaroi se Nibiru do të bëhej i dukshëm në qiell rreth mesit të shtatorit, para se të përplasej me planetin tonë.

Por Pope thotë se predimi i Nibirut është “anti-shkencë” dhe mund të jetë i dëmshëm për njerëzit e dobët emocionalisht.

“Besimi te Nibiru demonstron mungesë mendimi kritik dhe është anti-shkencë, por më e rëndësishmja është se gjëra si këto mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Të rinjtë, ata që impresionohen shpejt dhe njerëzit me tendenca suicidale mund t’i dëgjojnë këtë histori e t’i besojnë. Mendoj se ekziston rreziku që diçka e tillë ta shtyjë një person jo stabël përtej cakut”.

Deklaratat për Nibirun nuk janë të vetmet për 23 shtatorin. Javën e kaluar pati pretendime se nesër fillon apokalipsi, bazuar në fjalët e Biblës.

“Ngjitja në qiell”, sipas Librit të Zbulimeve në Bibël, do të jetë marrja në parajsë e kristianëve të vlefshëm nga ana e Jezu Krishtit, ndërsa ata që mbeten poshtë do të përballen me fundin e botës.

Teoria parashikon që në qiell do të shfaqet “një grua e veshur me diellin, me hënën në këmbë dhe një kurorë me 12 yje mbi kokë”.

Konspiracionistët besojnë se alinjimi i yjësive të Luanit dhe Virgjëreshës, bashkë me planetë të tjerë të ndryshëm, do ta përmbushin fjalë për fjalë këtë profeci.

Daily Mail – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shteti leshit23/09/2017 18:55

epo kalendari i vjeter eshte ai turko arab dhe sipas tij tani nuk jemi ne 23-9 por ne 10-9 prandaj keto zhvillime shikojini ne tetor .pas 13 ditesh

Shto koment

Denonco