E rrallë/ Burri përdhunoi binjaken e gruas, justifikohet se e ka   ngatërruar

E rrallë/ Burri përdhunoi binjaken e gruas, justifikohet se e ka ngatërruar

15:48, 20/09/2017
A+ Aa A-

Një 24 vjeçar nga Melbourne, i cili ka dhunuar motrën identike binjake të gruas së tij, është burgosur- pasi pretendoi se sulmi ndodhi për shkak
se ai e ka ngatërruar atë për motrën e saj.

24 vjecari u dënua me katër vjet burgim, pasi u dënua për përdhunim dhe sulme të pahijshme, raporton Herald Sun, transmeton Indeksonline.
Ai i kishte thënë policisë se viktima ishte një gënjeshtare dhe se këtë po e bën me qëllim- por gjykata dëgjoi se i kishte thënë asaj se ai kishte fantazuar gjithmonë të kishte marrëdhënie seksuale me të. Sipas versionit të policisë, vajza ishte duke qëndruar tek motra e saj.

Ajo kishte qenë duke fjetur në dhomë, kur burri i motrës kishte hyrë për të folur me të, por më vonë i kishte tërhequr rrobat e saja e kishte
përdhunuar. Ai disa herë e kishte pohuar në polici se gruaja e tij dhe viktima dukeshin identik me njërin tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco