Po vjen Planeti X, ja kur parashikohet të përplaset me Tokën

Po vjen Planeti X, ja kur parashikohet të përplaset me Tokën

16:29, 18/09/2017
A+ Aa A-

Parashikuesit e ditës së gjykimit besojnë se një planet gjigant, i quajtur Nibiru ose Planeti X, do të shkatërrojë Tokën me një goditje direkt ose duke kaluar ngjitur me të.

Fanatikët kristianë thonë se bota mitike aliene do të bëhet e dukshme këtë të shtunën, më 23 shtator 2017.

Por shumë nga idhtarët e “së vërtetës” pretendojnë se ata tashmë e shohin Nibirun.

Në internet ka nisur publikimi i fotove dhe videove. Producenti i filmave dhe “eksperti” i Nibirus, Yuval Ovadia, ka nxjerrë disa imazhe për të cilat pretendon se tregojnë planetin në qiellin sipër Tokës.

Ai deklaroi për Daily Star Online: “Është fakt që unë dhe miqtë e mi po e shohim Nibirun me sy zbuluar. Gjatë vitit të fundit kemi bërë të paktën dhjetë video e foto të tij në raste të ndryshme. Nuk ka dyshim, ai po afrohet. Mund të shohim qartë bishtin e gjatë me gjithë meteorët kur e zmadhojmë pamjen. Mund të shohim vetë Nibirun”.

Vëzhguesi i yjeve Matt Rogers – një teoricien konspiracionesh që vëzhgon qiellin për të gjetur Nibirun – gjithashtu pretendon se ka video të planetit.

Ai thotë se videon ia kanë dërguar fshehurazi nga një teleskop në hemisferën jugore.

Pamjet tregojnë një mjegull të kuqe me një objekt rrethor të zi para saj.

Ai pretendon se objekti i zi është Nibiru që emeton ngjyrë të kuqe.

Rogers thotë se NASA dhe liderët botërorë e dinë që Planeti X është aty pranë, por po mbulojnë gjithçka.

Të fuqishmit e botës duan t’i mbajnë strehimet bërthamore për veten e tyre.

“NASA e ka mbuluar”, thotë. “Qeveria e mban sekret për të shmangur panikun masiv, por ai po vjen, ky është fakt”.

Edhe Ovadia ka të njëjtin mendim, por thotë se konspiracioni nuk mund të shkojë më gjatë.

“Nëse e shohim me sy, pa teleskop, ashtu si shumë njerëz të tjerë nëpër botë, atëherë si është e mundur që NASA dhe agjensitë e tjera nuk flasin hapur?”.

Miti i Nibirut daton që më 1976, kur shkrimtari Zecharia Sitchin thoshte se dy kultura të lashte të Lindjes së Mesme, Babilonase dhe Sumere, flisnin për një planet gjigant që rrotullohej rreth Diellit çdo 3600 vjet.

Psiqikja e vetëshallur ekstraterrestriale Nancy Lieder paralajmëroi atëherë se Nibiru do të përplasej me Tokën.

Kjo teori u përqesh nga komuniteti shkencor.

Por më pas astronomë të respektuar nga California Institute of Technology bënë të ditur se kishin gjetur prova të një planeti real dhjetë herë sa Toka që endej në skajet e Sistemit Diellor.

Numerologu kristian dhe yjevëzhguesi David Meade radhiti vargjet e Biblës për Fundin e Ditëve me lëvizjen e yjeve dhe planeteve për të parashikuar se Nibiru do të arrijë këtë të shtunë, botuar në librin e tij “Planeti X – Arritja 2017”.

“Këtë të shtunë, Jupiteri, Hëna dhe yjësia e Virgjëreshës do të rreshtohen ashtu siç thotë libri kapitulli i Zbulimit në Testamentin e Ri për fundin e botës”, thotë ai.

Pastaj do të shfaqet Nibiru, para se të përplaset me Tokën, apo duke i kaluar fare pranë, çka do të ishte njësoj shkatërruese për planetin tonë.

Daily Star – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco