Android 8.0 Oreo është prezantuar, kur do ta merrni në celularët tuaj?

Android 8.0 Oreo është prezantuar, kur do ta merrni në celularët tuaj?

15:16, 18/09/2017
A+ Aa A-

Google e ka prezantuar tashmë versionin më të ri operativ, Android 8.0 Oreo, duke filluar me pajisjet e prodhuara prej tij, Pixel dhe Nexus. Si zakonisht me prezantimin e versioneve të rinj të Androidit, do të na duhet të presim nga dy muaj deri në gjysmë viti që të shohim instalimin e Android 8.0 në celularë si Samsung, HTC, LG, Sony dhe Motorola.

Koha telefoni juaj do të jetë në gjendje të instalojë Android 8 varet nga shumë faktorë: rekordi i azhornimit nga prodhuesi i celularit; sa i ri  (dhe i shtrenjtë) është telefoni juaj, nëse është i zhbllokuar apo i bllokuar nga kompania e telefonisë celulare, rajoni ku ndodheni e kështu me radhë.

Pajisjet e Google, Pixel dhe Nexus, kanë filluar ta marrin Android 8.0 Oreo që më 21 gusht 2017, ndërsa të tjerët do të duhet të presin edhe ca pas prezantimit zyrtar të versionit, midis tre muajve e një viti, në varësi të markës së celularit dhe kompanisë telefonike.

Android Authority - Përgatiti Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco