Risitë e iPhone 8, 8+ dhe iPhone X, ja sa do të kushtojë supertelefoni ?

Risitë e iPhone 8, 8+ dhe iPhone X, ja sa do të kushtojë supertelefoni ?

14:05, 18/09/2017
A+ Aa A-

Gjëja e parë për të cilën shumë njerëz duan të flasin për iPhone X është çmimi 999 dollarë, por kur ju keni në dorë telefonin e ri, çmimi është gjëja e fundit që ju shkon ndër mend.Ajo çfarë ka rëndësi për ‘X’ është ekrani, i cili zë gjithë pjesën e përparme të smartphone.Ekranin OLED 5,8 inç, Apple e ka quajtur “Super Retina Display” me rezolucion 1125 x 2436 piksel.
Njihuni më poshtë me risitë e kompanisë Apple

Sfondet e reja
Këtë lajm e bëri të ditur site 9to5Mac që e renditi si risinë e parë më të shumëpritur: ndër seritë e wallpaper të disponueshme për iOS 11, është edhe wallpaper historik që paraqet Tokën nga hapësira.
Disa nga funksionet e reja
Ndër karakteristikat e iPhone X është edhe modaliteti Portrait Lightning, që shfrytëzon sensorin e dyfishtë në fotokamerën e pasme. Këtij funksioni i shtohen edhe efekte të tjera si Contour Light, Natural Light, Stage Light, Stage Light Mono dhe Studio Light. Një tjetër funksion është SOS – duke shtypur njëkohësisht butonin e volumit të zërit dhe butonin Power do t’ju mundësojë të kërkoni ndihmë në situata emergente.
Zhbllokimi nëpërmjet njohjes së fytyrës
Një funksion i rëndësishëm është ai që ju lejon të zhbllokoni iPhone nëpërmjet njohjes së fytyrës. Ai quhet Face ID dhe do të zëvendësojë plotësisht Touch ID. Ky funksion mund të përdoret si një sistem për pagesa nëpërmjet Apple Pay.
Nga emoji tek animoji
Falë sensorëve të njohjes së fytyrës, Apple përfshin në telefonin e ri animoji, apo emoji të animuara, në brendësi të iMessage. Telefoni i ri është në gjendje të kuptojë shprehinë e fytyrës së personit dhe do ta shfaqë në një animim, duke krijuar një pasqyrim të gjendjes shpirtërore.
Si do të jetë iPhone X
Siç ishte thënë edhe kohë më parë, iPhone X do të jetë tërësisht pa korniza dhe nuk do të ketë më butonin Home. Ekrani do të jetë OLED, me praninë e modalitetit True Tone dhe rezolucion 1.125×2.436 piksel.

Sistemi operativ iOS 11
Me sistemin e ri operativ iOS 11, Apple ua bën jetën më të vështirë hacker-ave dhe njerëzve dashakeq. Me këtë sistem do të jetë shumë e ndërlikuar të vjedhësh informacionet e një përdoruesi dhe ai të mos jetë në dijeni. Kjo nuk është një hipotezë, por janë deklarata të dhëna nga kërkues të sigurisë informatike që kanë testuar më parë sistemin e ri operativ të iPhone X.
Spikat modifikimi i funksionit për zhbllokimin e iPhone të vjedhur apo të humbur. Me iOS 11 nuk mjafton vetëm kodi me gjashtë shifra që njeh pajisjen, që ai të hapet. Tek iOS 11 gjejmë edhe funksione në gjendje të identifikojnë dhe të eliminojnë viruset si stalkerware.
Çfarë u prezantua 
-Apple Watch Series 3, kushton $329/£329 pa lidhje me smartphone, dhe $£399 me lidhjen me smartphone.
-Apple TV 4k
-iPhone 8, $£699, 64GB dhe iPhone 8 plus $£799
-iPhone X, kushton $£999, dhe mund ta porosisni online duke filluar nga 27 tetori Burimi: Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco