Policia i hoqi patentën, ajo falë gjobës gjeti dashurinë e jetës

Policia i hoqi patentën, ajo falë gjobës gjeti dashurinë e jetës

11:43, 18/09/2017
A+ Aa A-

Jo të gjitha të këqijat të bëjnë dëm, përkundrazi mund te jenë rruga që ju çon drejt dashurisë. Të paktën kështu ka ndodhur në Francë, ku një grua edhe sot e kësaj dite e ruan si kujtim fletën e gjobës të marrë në Bretanjë në vitin 2015. Asokohe policia i hoqi patentën dhe ajo bëri një “autostop”. E ai ishte pikërisht dashuria e jetës. Kështu ajo ka zgjedhur të bëjë një falenderim për policët “Kupidë” që e gjobitën për t’ia ndryshuar jetën përgjithmonë. Zonja ka dërguar një kartolinë nga Milano, ku ndodhet me pushime me burrin që njohu falë gjobës e me të cilin tashmë ka krijuar familje. “Kontroll alkooli pozitiv në 2015, autostop, takim, dy vjet më vonë pushime me familjen në Milano. Faleminderit nga të dy ne”, ka shkruar ajo në kartolinën e publikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco