Shokon vajza nga Lezha: Shoku i klasës më mori virgjërinë, por tani ...

Shokon vajza nga Lezha: Shoku i klasës më mori virgjërinë, por tani ...

20:54, 17/09/2017
A+ Aa A-

Eksperiencat e para seksuale shpesh shndërrohen ose përjetohen si tragjedi nga vajzat.

Një e re nga Lezha ka rrëfyer për “ShkodraNews” se si humbja e virgjërisë për të do të thotë shkatërrim jete.

“Jam 19 vjeçe e jetoj në Tale. Pak vite më parë bëra një gabim që ka ndikuar shumë shumë keq në të ardhmen time. Shoku i ngushtë i klasës, që arrita ta dashuroja gjithë shpirt në gjimnaz më mori virgjërinë. Ai nuk më mori për grua pasi kur i doli azili në Angli demek për gjakmarrje nuk u kujtua më për mua. Tani dikush nga fisi dëshiron që unë të martohem me një djalë emigrant.

Djalë i mirë shumë. Prindërve i thashë që nuk dua të martohem, por unë s’dua sepse gabimin që kam bërë se di askush përveç motres së madhe. Ndihem shumë e ulët, e s’di ç’të bëj. Ai djali nuk e meriton një vajze që është e prekur. Kam mendu me u qep, por nuk dua ta përforcoj fajin. Djali që më mori virgjërinë më thoshte ‘pak fare’, e s’kuptoja që ashtu më mori vajzërinë. S’kisha shoqe e shokë. Ai djal ishte gjithçka për mua. Gjithsesi, nëse ky djali nuk më pranon, si duhet ta përfundoj këtë pa u shkatërruar familja ime?”, shkruaj ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco