WhatsApp sjell risinë që e kemi pritur të gjithë. Ja për çfarë bëhet fjalë

WhatsApp sjell risinë që e kemi pritur të gjithë. Ja për çfarë bëhet fjalë

15:37, 16/09/2017
A+ Aa A-

Pritet që WhatsApp është duke përgatitur që të shtojë një opsion shumë interesant, i cili do të shpëtojë shumë njerëz prej “sikletit”.

Për aplikacionin e mesazheve ka thashetheme se po bëhet gati për të prezantuar mundësinë për ta “fshirë” një mesazh pasi është dërguar.

Fatkeqësisht, kjo nuk është e mundur ende, por thashethemet se kjo do të realizohej ishin në qarkullim prej muajsh dhe mesa duket do të jetë në përdorim shumë shpejt.

WABetaInfo ka qenë ajo që e ka shpërndarë në “Twitter” këtë lajm interesant dhe janë shprehur se tashmë do të jetë e mundur që diçka të fshihet edhe pasi ajo është dërguar.

“WhatsApp më në fund po teston “Delete for Everyone,” serveri më në fund po punon dhe i përgjigjet me sukses mesazhit,” shkroi WABetaInfo.

Mesa duket ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë ata që dërgojnë mesazhe kur janë të dehur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco