Google Chrome vjen me ndryshime të mëdha për videot zhurmuese që luhen automatikisht

Google Chrome vjen me ndryshime të mëdha për videot zhurmuese që luhen automatikisht

11:57, 16/09/2017
A+ Aa A-

Çdokujt i ka ndodhur teksa navigon në internet, në qetësi, edhe natën vonë kur të tjerët flenë dhe befas nga bokset e kompjuterit apo celularit shpërthen një zë apo muzikë që të bën të hidhesh përpjetë. Pak gjëra në jetë mund të jenë më të mërzitshme se një video që ti as nuk kishe ndërmend ta shihje nis të luhet vetë atëherë kur nuk e prisje.

Por, më në fund, Google Chrome e ka gjetur zgjidhjen. Duke nisur nga tetori, Chrome 63 do t’u japë përdoruesve mundësinë për të heshtur të gjithë website-t. Mbyllja e audios do të vazhdojë edhe pasi e mbyll browser-in e internetit dhe nuk do të jetë e nevojshme ta mbyllësh përsëri sa herë që hap internetin. Më pas, me daljen e Chrome 64 në janar 2018, videot nuk do të bëjnë më auto-play nëse nuk janë me audion të mbyllur. E veçanta është se nëse ti shfaq interes për ta parë videon, Chrome do t’i hapë audion dhe videoja do të luhet automatikisht.

Por, çfarë kupton Google si shfaqje interesimi për një video? Për përdoruesit e kompjuterave bëhet fjalë për një site që je aktualisht duke e parë. Kjo do të thotë që nëse ke hapur shumë tabs, nuk do të jetë nevoja t'i marrësh të gjitha me radhë për të gjetur videot që po luhen në sfond.

Për smartphone-t, vetëm sitet që ke ruajtur në homescreen do ta luajnë videot automatikisht.

Android Authority – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco