Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Hidhet në qarkullim kartmonedha e re 10 sterlina me portretin e Jane Austen

Hidhet në qarkullim kartmonedha e re 10 sterlina me portretin e Jane Austen

07:59, 16/09/2017
A+ Aa A-

Prerja e re 10 sterlina me portretin e shkrimtares së njohur Jane Austen, që zëvendëson atë të Charles Darwin, do të qarkullojë në Mbretërinë e Bashkuar që nga dita e premte.

Kjo zgjedhje u vlerësua në mënyrë të veçantë nga lëvizjet feministe që kishin mbështetur fushatën për të futur këtë portret në kartmonedhenën e njohur nga britanikët si 'tenner'.

Kjo kartmonedhë, e ngjashme me kartmonedhën prej 5 sterlina të lançuar vitin e kaluar, është realizuar me material plastik, rezistent ndaj ujit dhe larjes në lavatriçe.

Futja në qarkullim e 'tenner-it' të ri dedikuar autores së veprës 'Krenari dhe Paragjykim' vjen 200 vite pas vdekjes së saj (18 korrik 1817).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco