Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ja pse nuk mund ti kuptoni ata që ju përkasin ‘Peshqve’ në horoskop

Ja pse nuk mund ti kuptoni ata që ju përkasin ‘Peshqve’ në horoskop

17:37, 15/09/2017
A+ Aa A-

Peshqit janë njerëz shumë intuitivë, por sigurisht që nuk do i kuptoni kurrë ! Do të jenë të hutuar, do të mbajnë mëri, do të sillen shumë mirë dhe ju nuk do arrini të kuptoni arsye pse një peshk është i lumtur apo i trishtuar ! Ka jo një arsye, por 4 se përse peshqit nën drejtimin e Neptunit janë aq të “çuditshëm”.

Ata janë ëndërrimtarë

Sado të përpiqeni t’i sillni me këmbë në tokë , kjo është shenja ëndërrimtare dhe kokëfortë e zodiakut. Ata nuk janë rebelë, thjesht kanë një botëkuptim idealist. Janë njerëz që depërtojnë thellë në rrjedhën e ngjarjeve dhe fillojnë të mendojnë se çdo gjë është shenjë e unversit. 7

Ndryshojnë si kameleonë

Peshqit do të ndryshojnë energjinë e tyre për t’u përputhur me të tjerët. Nga njëra anë, kjo i bën ata shumë të shoqërueshëm , nga ana tjetër njerëzit mund të mendojnë se janë njerëz të lehtë. Nuk do i njohësh me të vërtetë , nëse nuk mund të arrini të kuptoni cilat janë mendimet e tyre derisa të jenë vetëm.

Janë gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja

Vetëm kur ju të mendoni se gjërat po stabilizohen, peshku do të paketojë valixhen do të shkojë të vizitojë botën, vetëm sepse ashtu i lindi një ide .

Peshqit nuk qëndrojnë në asnjë vend për shumë kohë. Ata kërkojnë ndryshim , pasi rutina i mbyt.

 Ata nuk kuptojnë veten.

Shenja më e zonja për të kuptuar të tjerët, nuk kupton dot veten. Ndërsa ata ëndërrojnë, ndryshojnë energji dhe kërkojnë përvoja të reja, mos harroni se janë dhe në kërkim të vetes. Ata nuk lëndojnë asnjeri , thjesht duan ta jetojnë jetën në maksimum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco