Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Pse e mbulojmë gojën me duar kur jemi të tronditur?

Pse e mbulojmë gojën me duar kur jemi të tronditur?

08:48, 07/10/2016
A+ Aa A-
Disa thonë se kjo ndodh për të parandaluar shpirtin të mos largohet nga trupi ynë, por arsyeja e vërtetë është pak më delikate se kaq.

Gulçimi që shkakton hapjen e gojës kur jemi të tronditur është i shpejtë, frymëmarrja e thellë që ka evoluar për të garantuar një sasi të shpejtë të oksigjenit shtesë, dhe ndihmuar në menaxhimin e ngjarjeve befasuese. Kjo e bën gojën të pambrojtur, kështu që mbulimi i saj duket të jetë një gjest mbrojtës.

Ajo është gjithashtu një mënyrë për të fshehur emocionet tona ndaj të tjerëve, e për të shmangur shfaqjen e frikës, tronditjes apo lodhjes që kemi. Shumë ekspertë thonë se përgjigja është mësuar si një formë e mirësjelljes, por si shumë gjeste të tjera, edhe kjo sjellje është parë nëpër kultura të ndryshme.

Pra, reagimi mund të ketë disa baza të trashëguara, por në kohët moderne ai shpesh mund të jetë thjesht një mënyrë për të fshehur faktin se jeni të tronditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco