Iphone dhe Samsung humbin garën, ky është telefoni më i kërkuar

Iphone dhe Samsung humbin garën, ky është telefoni më i kërkuar

18:26, 12/09/2017
A+ Aa A-

Shtatë vite pas hyrjes në garën e telefonave të mençur, Huawei po shet më shumë telefona se sa Apple.

Sipas kërkimit të fundit të Counterpoint Research, dominimin e madh, të cilin me vite e kishin Samsung dhe Apple në fushën e shitjes së telefonave, e ka ndërprerë kompania Huaëei, e cila tani mban pozitën e dytë të prodhuesit më të madh të telefonave.

Counterpoint Research thekson se sipas rezultateve nga qershori dhe korriku, Huaëei ka kaluar Apple.

Sugjerohet se kjo është situatë momentale, pasi që gjërat do të ndryshojnë pas publikimit të iPhone 8 javën e ardhshme.

Rezultatet pozitive të Huaëei i atribuohen investimeve konstante në kërkim dhe zhvillim, së bashku me marketingun agresiv dhe zgjerimin e kanalit të shitjes.

“Huaëei është i varur nga tregu vendor në Kinë, ku ruan pozitën e liderit, si dhe në tregun evropian, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme”, tha Peter Richardson, drejtor i Counterpoint Research.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco