Histori rrëqethëse: Gjyshja më shiti në Budva, burri më nxori të punoja në rrugë

Histori rrëqethëse: Gjyshja më shiti në Budva, burri më nxori të punoja në rrugë

16:04, 12/09/2017
A+ Aa A-

Një histori rrëqethëse e një viktime të trafikimit është rrëfyer në faqen “Shkodra News” nga një grua shqiptare. Ajo tregon dramën e jetës së saj, si u shit nga gjyshja e si burri e detyroi të prostituonte.

 “Isha 20 vjeçe dhe jetoja në një fshat, emrin nuk po e them sepse më njohin të gjithë mua dhe familjen. Bëja një jetë të varfër, le të themi mbijetesë. Por gjërat u përkeqësuan kur më vdiq babai dhe askush nuk e përkrahu familjen time. Kështu që u detyrova të shkoja të jetoja me gjyshen. Pas dy muajsh jetesë me gjyshen aty në fshat, fshati jem është kufitar me Malin e Zi, gjyshja më shet. Po, po më shet tek një familje malazeze. Do të martohesha më një 45-vjeçar që gruaja i kishte vdekur dhe e kishte lënë me 2 fëmijë të vegjël krejt.

U mundova të bëja rezistencë, por më mbyllen në një dhomë dhe ai më ka përdhunuar. Ishte viti 1996. As në filma nuk kisha pa tmerr si timin. Tmerri im nuk përfundoi veç me burrin abuzues. Shumë shpejt me detyroi të punoja në një karaoke ne Budva. Aty punëdhënësi me shiti tek turistët, të cilët më përdoren seksualisht 1 muaj rresht. Kur tentova të largohem, më rrahën. Kam kaluar ferrin mbi Tokë.

Në Shqipëri kishin nisur trazirat e vitit 1997 e s’kisha marrë lajme prej askujt nga fisi. Gjyshen nuk e kisha parë që ditën që më la në atë shtëpi të mallkuar. Mora vesh nga një kushërirë e burrit që ajo kishte marrë 2 milionë lekë për mua. Shpëtova vetëm kur burrin e ndaloi një polic dhe në portofolin e tij pa foton time dhe të një vajze tjetër. Dyshimi i policit më shpëtoi, sepse ai kërkoi të fliste personalisht me ne të dyja. Aty kam shpërthyer në lot dhe kam treguar gjithçka. Nuk kisha asgjë për të humbur. Pas 1 viti fitova azil politik në një vend europian e sot kam familjen time. Burrit ende nuk i kam treguar për të shkuarën se më vjen shumë turp. Një ditë do ia tregoj me siguri”, shkruan ajo në rrëfimin prekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco