Momenti i vështirë i deputetes: Kur pashë ato foto, martesa ime mori fund

Momenti i vështirë i deputetes: Kur pashë ato foto, martesa ime mori fund

13:06, 12/09/2017

Një deputete australiane ka “hapur zemrën” me disa deklarata lidhur me momentin kur kuptoi se martesa e saj kishte marrë fund, pasi zbuloi disa
foto pornografie me fëmijë në kompjuterin e bashkëshortit.  

Rachel Carling-Jenkins, e cila përfaqëson konservatorët australianë në Viktoria, foli në parlament lidhur me momentin e saj më të vështirë në jetë.

Ajo tha se kishte dyshime se bashkëshorti i saj Gary, e tradhtonte dhe kërkoi ndihmën e të birit 18-vjeçar (Terrence) për t’i kontrolluar laptopin.

Ajo dyshonte se i shoqi kishte një lidhje jashtëmartesore, por ajo që zbuloi ishte shumë më shokuese për të.

Në një prononcim për “BBC World”, ajo tha se “/me t’i parë ato imazhe në kompjuter martesa ime mori fund. Nuk kishte të bënte me mua apo me të”/.

Deputetja sqaroi se gjithçka kishte rëndësi pas atij momenti ishin ato vajza që ishin abuzuar për atë treg.

Lidhur me ata që i kishin thënë se duhej t’i kishte qëndruar në krah të shoqit dhe e kishin kritikuar se e kishte paditur në polici, ajo  tha
“/gjithçka mund të them është se nëse ka gra të tjera në një situatë të njëjtë, ngrihuni!/”

“/Po është e vështirë… humbisni martesën, humbisni shtëpinë siç e humba unë, por ia vlen. Duhet të ngrihemi kundër kësaj të keqeje në shoqëri./”

Duke folur për momentin që kishte zbuluar fotot e fëmijëve të abuzuar në kompjuterin e bashkëshorit, Carling-Jenkins tha: “ /Ndihesha e shkatërruar. Qaja dhe ulërija./”  Ajo tha se ndihej keq edhe për të , i cili po ashtu ishte shumë i zemëruar.

Image

Deputetja nuk foli me të shoqin para se të shkonte në polici, ku më pas ai u dënua me burg për posedim të fotografive të abuzimit me të mitur në muajin Mars. /tvklan.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment