Jeta në çift: 5 gjërat që s'duhet t'ua thoni shoqeve të ngushta lidhur me të

Jeta në çift: 5 gjërat që s'duhet t'ua thoni shoqeve të ngushta lidhur me të

12:18, 07/09/2017
A+ Aa A-

Një shprehje e urtë popullore thotë ‘’Burrë e grua, mish e thua’’, por kur në lidhje hyn një e tretë, qetësohuni po flasim për një tjetër lloj të trete në një marrëdhënie, ujërat e ekuilibrit sikur trazohen paksa. Po flasim për shoqen e ngushtë, ose shoqet e ngushta, me të cilat keni krijuar grup në Facebook, WhatsApp ose Viber ku ankoheni për gjërat që nuk shkojnë mirë në marrëdhënien tuaj. Por, ndonjëherë është mirë që disa gjëra t’i mbani vetëm për vete e të mos i ndani me akënd, qoftë me atë ose ato, si për shembull :

1.Problemet seksuale në çift: Ereksion i shpejtë ? Ai nuk arrin t’ju kënaqë si në fillim ose ju jeni aq e zënë saqë s’keni më dëshirë për seks ? Është mëse normale që në një moment të caktuar të jetës së tyre, çdo çift të ketë diçka që nuk shkon në jetën seksuale, por më mirë t’i zgjidhni me partnerin dhe jo t’i ngrini si tragjedi kombëtare në bisedat e mesnatës me shoqet në WhatsApp.
2.Sekretet e tij: Në qoftë se partneri ju tregon në seKret është më mirë ta mbani gojën mbyllur. Fakti që ai e ka ndarë këtë gjë me ju do të thotë se ju respekton dhe ka besim, në të kundërt do ua kishte thënë vetë i pari miqve e shokëve tuaj.
3.Detaje mbi organin gjenital: Vajzat e ‘’Sex and the City’’, posaçërisht Samantha Jones nuk e kishte aspak probleme të tregonte edhe detajet më intime me meshkujt me të cilët bënte seks. Por, jeta nuk është film dhe është më mirë që disa gjëra të ngelen me ju deri në varr ose të paktën deri në një faqe ditari.
4.Fantazitë e tij seksuale: Mos bëni sikur ju turpëron kjo gjë apo sikur ju nuk i çoni ndërmend fantazitë përtej të zakonshmS. Mund të flisni me shoqet për tuajat, por jo për fantazitë e tij.
5.Të flisni keq për vjehrrin e vjehrrën: Kjo është një ndër ato marrëdhënie aq të komplikuara saqë as shoqja e ngushtë nuk mund t'i jape zgjidhje, përkundrazi do të fillojë edhe ajo të ankohet për të njëjtën dhe do të përfundoni duke ngushëlluar njëra-tjetrën, por jo t'i jepni një zgjidhje problemit ekzistues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco