Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

Receta me rozmarinë që parandalon rënien e flokëve

14:04, 05/09/2017
A+ Aa A-

Rozmarina reziston e freskët për një kohë të gjatë. Përveçse ka aromë shumë të mirë që ndikon në shijen e gatimeve të ndryshme, zbukuron edhe ballkonin. Rozmarina mund të përdoret edhe si çaj porn ë rastin konkret e kemi përdorur në një maskë që ndihmon kundër rënies së flokëve.

Fal vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.


Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Receta e maskës që ju duhet ka këto përbërës:

Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 ml ujë. Me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.
Pasi t’I keni lyer nuk keni nevojë t’i shpëlani. Mund ta përdorni trajtimin pas dushit, për një herë në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco