Shihni çfarë forme kanë vizat në dorën tuaj dhe mësoni se çfarë ...

Shihni çfarë forme kanë vizat në dorën tuaj dhe mësoni se çfarë ...

18:08, 16/08/2017
A+ Aa A-

Leximi nga pëllëmba e dorës është një art i lashtë, i vjetër mijëra vjet, i cili e ka origjinën në Indi.

Ai shpejt u përhap nëpër Azi dhe Evropë, ndërsa e obsesionoi edhe Aristotelin i cili dijen e tij ia përcolli Aleksandrit të Madh. Ai këtë teknikë e përdori shpesh kur e vlerësoi karakterin e oficerëve të tij.

Kjo praktikë është ruajtur për një kohë të gjatë, ndërsa sot ajo hidhet poshtë si besëtytni. Arsyeja është se leximi i shuplakës është shfaqur dhe interpretuar gabimisht në shumë libra, filma dhe emisione televizive.

Në këtë rast, fokusi është në vijat horizontale menjëherë nën pëllëmbë. Interpretimi i përgjithshëm është se, sa më shumë vija që keni aq më shumë do të jetoni. Vija e parë, e cila shikon nga pëllëmba poshtë, është më e rëndësishme se të tjerat. Në qoftë se ajo është e qartë, e pandërprerë dhe e definuar thellë, personi mund të presë shëndet të mirë fizik dhe forcë.

Nëse është e paqartë, e ndërprerë apo e cekët, personi konsiderohet të jetë i pakujdesshëm dhe i dobët. Shumica e njerëzve i kanë 2-3 vija, ndërsa vetëm të rrallët i kanë 4. Vija e parë e tregon periudhën nga lindja deri në moshën 28 vjeçare. E dyta e tregon periudhën deri në moshën 46 vjeçare ose 56 vjeçare. Vija e tretë e tregon pjesën deri në 69 apo 84 vjeç, ndërsa vija e katërt e prezanton jetën pas moshës 84 vjeçare.

Problemet shëndetësore shprehen shpesh nëpër secilën prej vijave. Vija e parë dallohet tek meshkujt dhe femrat. Femrat, vija e parë e të cilave është e ndërprerë ose e lakuar, mund të kenë probleme gjinekologjike, probleme me ngjizje apo lindje. Vija e parë e ndërprerë ose e lakuar është shenjë se ekziston mundësia e problemeve me organet riprodhuese, vështirësi urinimi apo probleme me prostatë.

Vija e dytë shërben për vlerësimin e pasurisë. Nëse vija është e definuar qartë, e drejtë dhe e pandërprerë, personi mund t’i gëzohet prosperitetit dhe lumturisë.

Vija e tretë e tregon lavdinë dhe fuqinë. Nëse është e drejtë dhe e pandërprerë, individi do të jetë jashtëzakonisht me ndikim në shoqëri.

Vija e katërt zakonisht ndodhet në paralele me vijën e tretë dhe konsiderohet përforcim i vijës së tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco