Në Instagram ndodhi ajo që kishim më shumë frikë

Në Instagram ndodhi ajo që kishim më shumë frikë

15:02, 16/08/2017
A+ Aa A-

Rrjetet sociale janë bërë "spiune" të mëdha. Nuk mund të bësh një veprim të vogël sepse menjëherë do e lajmërojnë personin me të cilin po flasim për shembull nëse e kemi parë apo jo mesazhin, kur ka qenë hera e fundit që kemi qenë online, etj..

Sikur të mos mjaftonin këto, tashmë edhe Instagram-i do i tregojë bashkëbiseduesit tuaj, nëse ju i bëni "screenshot" fotos që ai ose ajo ju ka dërguar.

Pra nëse po flisni me dikë në Instadirect dhe ju dërgojnë një foto dhe ju asaj fotoje i bëni 'screenshot', atij ose asaj do i shkojë njoftimi për veprimin që keni bërë.

Pra kini kujdes, pasi nese po mendonit t'ja dërgonit shoqeve tuaja foton, ta keni parasysh se ai e di qe i keni bërë screenshot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco