Rregulla ALKOOLI: Çfarë është një njësi alkool, sa njësi gjenden në një shishe verë dhe sa alkool rekomandohet të konsumoni brenda jave

Rregulla ALKOOLI: Çfarë është një njësi alkool, sa njësi gjenden në një shishe verë dhe sa alkool rekomandohet të konsumoni brenda jave

23:54, 15/08/2017
A+ Aa A-

Udhëzimet zyrtare rekomandojnë që dy gjinitë të mos konsumojnë më shumë se 14 njësi alkool në javë – por sa saktësisht janë 14 njësi?

 Telegrafi më poshtë ju sjellë gjithçka rreth njësive të alkoolit dhe sasisë së rekomanduar javore të konsumimit të alkoolit:

ÇFARË ËSHTË NJË NJËSI ALKOOL?

Për 30 vitet e fundit, Mbretëritë e Bashkuara i kanë përdorur njësitë e alkoolit si mënyrë për ta matur sasinë se sa konsumojnë njerëzit alkool.

Qendra e Shëndetit Kombëtar thotë se këto njësi janë mënyrë e thjeshtë për të shprehur sasinë e pastër të alkoolit që gjendet në një pije.

Një njësi është 10ml ose 8g alkool i pastër, që do të thotë është sasia të cilën një i rritur mund ta procesojë në një orë.

                Numri i njësive në një pije varet edhe nga madhësia, por edhe nga forca e pijes.

SA NJËSI GJENDEN NË NJË SHISHE VERË?

Sasia e njësive në shishe të verës varet nga madhësia e shishes dhe nga fuqia e alkoolit. Mënyrë e shpejtë për të kuptuar sa njësi janë në një pije është duke e shumëzuar forcën e alkoolit me vëllimin në milimetra, transmeton Telegrafi.

 Shumën e fituar e pjesëtoni me 1,000 dhe ajo është sasia e njësive që posedon shishja.

P.sh. një shishe verë me 12 për qind alkool në një shishe me madhësi 750ml ka nëntë njësi alkool në të.

CILA ËSHTË SASIA E REKOMANDUAR E ALKOOLIT BRENDA NJË JAVE?

Zyrtarët qeveritarë së fundmi i kanë ndryshuar udhëzimet sa i përket konsumimit të alkoolit. Ata këshillojnë që dy gjinitë të mos konsumojnë më shumë se 14 njësi alkool brenda një jave.

14 njësi alkool është e barabartë me gjashtë gota verë apo me gjashtë kriklla të mëdha.

Udhëzimet gjithashtu sugjerojnë se këto njësi alkooli nuk duhet t’i konsumoni brenda një dite, por t’i shpërndani përgjatë ditëve të javës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco