Për bark të sheshtë konsumoni sa më shumë lëngje

Për bark të sheshtë konsumoni sa më shumë lëngje

15:04, 26/07/2017
A+ Aa A-

Nëse nuk keni arritur ta përgatitni trupin për verë dhe ta rrafshoni barkun, mos u shqetësoni. Ekspertët i kanë disa këshilla që do t'ju ndihmojnë që, pa dietë dhe ushtrime fizike, ta rrafshoni barkun dhe ta frenoni fryrjen e barkut.

Gjëja e parë që duhet ta bëni është që të drejtoheni, sepse me çdo drejtim ju i aktivizoni muskujt e barkut. Fundja, kur të drejtoheni figura juaj duket më harmonike dhe barku më i vogël.

Nëse doni bark të rrafshët, sigurohuni që në organizëm të futni mjaft lëngje (të paktën tetë gota ujë në ditë), sepse në rast të dehidrimit, trupi e mban ujin në organizëm.

Është e rëndësishme të kujdeseni edhe për të ushqyerit. Vaktin domosdoshmërisht filloni me supë, dhe sigurohuni të konsumoni edhe fruta dhe perime të mjaftueshme, transmeton Koha.net. Ekspertët këshillojnë të konsumoni edhe bajame dhe fruta tjera arrore për shkak se ato janë të mbushura me yndyra të mira dhe bëjnë që të ndiheni të ngopur më gjatë.

Mëngjesin fillojeni me kafe të zezë, sepse ajo është një diuretik i lehtë, i cili ju ndihmon për ta larguar ujin e tepërt në organizëm, si dhe toksinat e grumbulluara. Në këtë mënyrë do ta parandaloni fryrjen.

Nëse keni problem me fryrjen, ekspertët ju këshillojnë të hani për mëngjes drithëra në kombinim me qumështin për shkak se mineralet që gjenden në produktet e qumështit (kalciumi, kaliumi dhe magnezi) mund t’ju ndihmojnë në kundërvlerën e natriumit e cila e promovon fryrjen.

Është gjithashtu e rëndësishme ta keni parasysh mënyrën e konsumimit të ushqimit. Ekspertët këshillojnë se është optimale ta përtypni ushqimin 10 herë para se ta gëlltitni, sepse sa më pak që lukthi duhet ta përpunojë ushqimin, aq më pak ka të ngjarë të vijë deri tek fryrja ose gazrat.

Ndër sugjerimet e tyre është edhe konsumimi i probiotikëve, baktereve “të mira” që ndihmojnë në rregullimin e florës në zorrë, e cila i parandalon problemet gastrointestinale.

Gjithashtu, përpiquni të lëvizni mjaftueshëm dhe të ecni gjatë ditës dhe ta gjeni një mënyrë për ta larguar stresin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco