Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Ndëshkimi i fëmijëve si metodë motivuese mund të ketë efekt të kundërt

Ndëshkimi i fëmijëve si metodë motivuese mund të ketë efekt të kundërt

09:12, 22/07/2017
A+ Aa A-

Prindërit shpesh i ndëshkojnë fëmijët për t’ua përmirësuar sjelljen, por kjo metodë edukative shpesh mund të jetë kundërproduktive, transmeton koha.net.

"Hulumtimet kanë treguar se ndëshkimi nuk çon në përmirësimin e sjelljes së keqe. Për më tepër, ai mund edhe të nxisë sjellje të tillë në qoftë se aplikohet gjatë dhe kjo ndodh kur stimuluesi ndëshkimor përdoret si informacion kthyes për ta kontrolluar sjelljen", tha Andreas Eder, profesor në Universitetin e Würzburgut dhe udhëheqës i hulumtimit.

Psikologët theksojnë se ndëshkimi në përgjithësi funksionon, por nuk do ta parandalojë gjithmonë sjelljen e padëshiruar tek fëmijët, edhe kur ata e dinë se pason diçka shumë e pakëndshme.

Nëse nuk ka alternativë ndaj ndëshkimit, atëherë ai duhet të jetë i butë dhe duhet të bëhet menjëherë.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që fëmijës t’i jepet një informacion i qartë kthyes në lidhje me sjelljen e dëshiruar, sepse ai do të pushojë të sillet keq vetëm kur e ka një alternativë të qartë për sjelljen problematike. Praktikat e përditshme edukative duhet të përqendrohen në prezantimin e këtyre alternativave tek fëmija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco