VIDEO/ Turistët e huaj në Tiranën e para viteve ‘90! Si akomodoheshin ata në hotel Dajti

VIDEO/ Turistët e huaj në Tiranën e para viteve ‘90! Si akomodoheshin ata në hotel Dajti

10:42, 17/07/2017

Gjatë periudhës së regjimit komunist, edhe pse turizmi nuk konsiderohej degë prioritare e ekonomisë, sërish nuk kanë munguar turistët e huaj. Në vitet ’50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit e cila do të organizonte pritjen e turistëve.

Krahas dokumentarëve promovues të Shqipërisë, nuk do të mungonin as guidat përkatëse që informonin për mënyrën e sjelljes dhe të manaxhimit të grupeve të vizitorëve. Nga ana tjetër, edhe vizitorët e huaj duhej të respektonin disa rregulla. Turistët vinin kryesisht nga vende komuniste me të cilat Shqipëri kishte shkëmbime politike dhe ekonomike.

Për të vizituar Shqipërinë, turistët e huaj duhej të pajiseshin me vizë, kohëzgjatja e së cilës ishte 1 muaj. Sa i përket bagazheve, turistët e huaj lejoheshin të merrnin me vete aparate fotografike, radio e sende të tjera me kushtin që t’i deklaronin në doganën shqiptare.

Sa i përket sjelljes dhe veshjes, turistët e tuaj në guidë instruktoheshin që të tregonin kujdes që të mos ecnin në rrugë me rroba banjo pasi ishte e ndalur. Po ashtu, turistet femra paralajmëroheshin që të mos visheshin me minifunde apo me dekolte të ekzagjeruara kur dilnin në qytet pasi kjo ishte e ndaluar.

Pamjet e kësaj videoje që sjell portali “SCAN” i përkasin një dokumentari të vitit 1963 të Kinostudios, që është përpunuar në laboratorin e Hungarisë duke u sjellë me ngjyra. Ato tregojnë procesin e pritjes së turistëve të huaj në portin e Durrësit, transportin e tyre me automjetet e “Albturist” e akomodimin e tyre në Hotel Dajti në Tiranë, që ishte hoteli me modern i asaj periudhe.

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment