Ja arsyet pse duhet të dilni nga Facebook, kur jeni duke parë porno

Ja arsyet pse duhet të dilni nga Facebook, kur jeni duke parë porno

18:33, 16/07/2017
A+ Aa A-

Sipas The Sun, duhet të dilni gjithmonë nga Facebooku nëse shikoni porno, për shkak se do të gjurmoheni.

Faqet e pornografisë kanë një shtesë të fshehtë të Facebookut, që i mundëson rrjetit social të ju vëzhgojë.

Pse e bën këtë Facebook? Për shkak se i pëlqen të dijë pothuajse gjithçka që jeni duke shikuar në internet.

Kompania mbledh të dhëna rreth faqeve që vizitoni në internet me qëllim që të shfaqë gjëra që ju interesojnë juve në rrjetin social.

Sipas rregullit të të dhënave të tyre, Facebook thotë:

“Ne mbledhim të dhëna kur e vizitoni ose përdorni faqe dhe aplikacione të palës së tretë të cilat përdorin shërbimet tona (kur ofrojnë një buton Like p.sh).

Kjo përfshin informacione rreth faqeve dhe aplikacioneve që i shikoni, përdorimin tuaj të shërbimeve tona në këto ueb-faqe dhe aplikacione, si dhe informata mbi zhvilluesin ose publikuesin e aplikacionit ose ueb-faqes që ka shërbimet tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco