VIDEO-FOTO/ Natë e frikshme/Prindërit tronditen nga ajo çfarë shikojnë pran djalit të tyre 18 muajsh

VIDEO-FOTO/ Natë e frikshme/Prindërit tronditen nga ajo çfarë shikojnë pran djalit të tyre 18 muajsh

11:41, 24/06/2017
A+ Aa A-

Kushdo që të shikonte pamje të tilla pranë fëmijës së tij sigurisht që do tmerrohej.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këtë nënë 39 vjeçare nga Plymouth, e cila ishte e para që vuri re diçka të mistershme pranë krevatit të djalit të saj 18 muajsh.

Laura Haigh dhe partneri i saj Dean Evans  fillimisht menduan se mos ishte hija e ndonjë kukulle që ndodhej pran krevatit të djalit të tyre, por kur ata u fokusuan monitorin, vunë re  një hije të çuditshme e sipër kokës së djalit të tyre, e cila gjatë gjithë kohës lëvizte.

Prindërit mendojnë se ajo hije e mistershme ishte fantazmë, shkruan The Sun, përkthen Syri.net.

‘Dean vrapoi menjëherë për tek dhoma e djalit’ thotë 39 vjeçarja , ‘ndërkohë që unë po e ndiqja nga monitori i telefonit gjatë gjithë kohës atë çfarë i sillej sipër kokës djalit tonë. Por kur Dan mbërriti në katin e sipërm tek dhoma e djalit, ai nuk vuri re  asgjë, ndërkohë që mua vijonte  të më shfaqej në monitor kjo hije e mistershme” ka thënë e ëma e vogëlushit.

Prindërit e Sebastain-djali 18 muajsh, pohojnë se fillimisht ata e kishin të vështirë ta pranonin se ajo hije e mistershme ndodhej në shtëpinë e tyre dhe pikërisht pran djalit të tyre.

Sidoqoftë kjo nuk është përvoja e parë paranormale e familjes. Laura pohon se në mënyre rutinore dëgjon zhurma të çuditshme në shtëpi, dhe shpesh fotografitë në mur i gjen më kokë poshtë./Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco