Samsung Galaxy Tab S3 9.7 kushton 745 dollarë

Samsung Galaxy Tab S3 9.7 kushton 745 dollarë

01:56, 22/06/2017
A+ Aa A-

Siç është planifikuar, Samsung Galaxy Tab S3 9.7 është lansuar në Indi. Tableti mban një çmim prej INR 47,990 (rreth 745 dollarë) dhe do të jetë në dispozicion përmes kanaleve online dhe offline, duke filluar prej sot.

Njësitë e blera para datës 31 korrik do të kenë të drejtën e zëvendësimit të njëkohshëm të ekranit dhe konsumatorët e Reliance Jio gjithashtu do të kenë të dhëna të dyfishta celulare (28GB + 28GB) për INR 309 (rreth 5 $).

Pajisja është tashmë e disponueshme në disa tregje kryesore, duke përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Korenë e Jugut dhe Rusinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco