Qirinjtë aromatik janë të rrezikshëm për shëndetin

Qirinjtë aromatik janë të rrezikshëm për shëndetin

04:05, 23/05/2017
A+ Aa A-

Qirinjtë aromatikë janë zgjedhje e shpejtë për të krijuar një ambient të këndshëm dhe me aromë qetësuese.

Por studimet e fundit bëjnë me dije se qirinjtë aromatikë çlirojnë disa kimikate të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Studiuesit nga Universiteti i Nju Jork-ut, kanë bërë kërkime në shtëpitë që janë të izoluara mirë dhe sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjes, bën që kimikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurës.

Janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo “kimikateve organike të paqëndrueshëm”, që ndodhën në secilën shtëpi dhe lëmshi i kimikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kimikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Studiuesit theksojnë se rreziku i helmimit nuk është i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë, në të kundërt problemet mund të jenë fatale. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco