VIDEO/ Më të forta janë makinat e vjetra apo të reja? Ja prova

VIDEO/ Më të forta janë makinat e vjetra apo të reja? Ja prova

10:46, 22/05/2017
A+ Aa A-

Kompania “Toyota” ka bërë një simulim, duke përplasur një “Carolla” të prodhuar më 1998, si dhe modelin nga e njëjta seri që është prodhuar para dy vitesh.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon se sa shumë është dëmtuar makina që është 20 vjet më e vjetër, në krahasim me atë që është shumë më e re.

Pos forcimit të strukturës së pjesës së përparme, në modelin e ri janë shtuar edhe shumë "airbag", në mënyrë që lëndimet në njerëz të jenë më të lehta.

Sikur kjo përplasje e veturave që lëviznin me nga 100 kilometra në orë, të ndodhte në jetën reale, të pranishmit në veturën e vjetër nuk do ishin gjallë, derisa ata në të renë do dilnin të pa lënduar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco