Mungesa e 5 vitaminave dhe mineraleve kryesore që reflektohet në pamjen tuaj

Mungesa e 5 vitaminave dhe mineraleve kryesore që reflektohet në pamjen tuaj

13:14, 21/05/2017
A+ Aa A-
Mungesa e vitaminave apo minerale të ndryshme mund të shkaktojnë shumë probleme serioze shëndetësore. Mungesa e vitaminës A ka vrarë më shumë se 8 milionë fëmijë gjatë 12 viteve të fundit. Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga mungesa e vitamiës D. Kur trupit tuaj i mungojnë mineralet apo vitaminat për të cilat ka nevojë, kjo gjë reflektohet përmes pamjes suaj. Sy të fryrë. flokë të thatë, lëkurë e zbehtë etj . Më poshtë do të mësoni 5 shenjat që paralajmërojnë se trupi juaj nuk po merr vlerat ushqyese për të cilat ka nevojë
1. Sy të fryrë 
Lodhja dhe pagjumësia mund të shkaktojnë qeska nën sy, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se 3 ditë . Nëse ju keni sy të enjtur për një kohë të gjatë, kjo do të thotë që niveli i jodit në trup është në vlera minimale. Jodi do të ndihmojë në nxitjen e përçuesve endokrinë, si fluori, klori dhe bromina, dhe do të përshpejtojë funksionin e tiroides, duke gjallëruar pamjen tuaj. 
2. Lëkurë jashtëzakonisht e zbehtë
Lëkura e zbehtë dhe pa jetë është shenjë e mungesës së vitaminës B12. Mishi i kuq është burimi më i mirë i vitaminës B12. 
3. Flokë te thatë
Maja të thata dhe zbokth? Mos fajësoni shampot, produktet kozmetike,por shikoni nëse regjimi juaj ushqimor ju siguron mjaftueshëm biotinë apo vitaminë B7. 
Mungesa e biotinës mund të jetë gjithashtu rezultat i përdorimit të antibiotikëve.
4. Buzë të thata e pa ngjyrë
Buzët e zbehta mund të jenë një shenjë e mungesës së hekurit. Mund të mos vuani nga anemia por kjo nuk do të thotë që trupi juaj po furnizohet mjaftueshëm me hekur. 
5. Mishra dhëmbësh të gjakosur
Nëse mishrat e dhëmbëve janë tejet të ndjeshëm dhe gjakosen lehtësisht kjo do të thotë që organzmi juaj ka mungesë të vitaminës C. /living
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco