VIDEO/ Vajza solidarizohet me vëllanë e prekur nga kanceri, rruan kokën para shokëve të shkollës

VIDEO/ Vajza solidarizohet me vëllanë e prekur nga kanceri, rruan kokën para shokëve të shkollës

09:34, 26/04/2017
A+ Aa A-

Motra solidarizohet me vëllanë  adoleshent të prekur nga kanceri.

Sofia Smith, një 9 vjeçare nga Calgary, Kanada,  ka rruar kokën për të mbështetur vëllain e saj, i cili është me kancer.

Vogëlushja  e cila ka humbur edhe nënë e saj nga kanceri, qau ndërkohë që ajo u shfaq përpara shokëve të saj të shkollës për të prerë flokët

Ajo kishte flokë të gjatë,  por ka rruar kokën në nder të nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri pak kohë më parë, dhe për të treguar solidaritet me vëllanë e saj adoleshent, i cili tani po lufton me kancerin.

"Kjo më bën të ndihem mirë, sepse e bëj  për dikë që me të vërtetë e dua", tha Sofja përpara prerjes së flokëve të saj.

Qëllimi i saj nuk ishte vetëm të solidarizohej me vellain, por edhe  të mblidhte para  për bamirësi, ndërsa brenda dy muajve 9 vjeçarja ka arritur të grumbullojë rreth 20,000 dollarë, dhe këto para do të shkojnë për fëmijët e prekur nga kanceri.

Vëllai i Sofjes po përjeton kimioterapinë dhe mjekët thonë se prognoza e tij është e mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco