Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Doni flokë të gjatë dhe të shëndetshme, ja produktet që duhet të përdorni

Doni flokë të gjatë dhe të shëndetshme, ja produktet që duhet të përdorni

20:44, 25/04/2017
A+ Aa A-

Flokët janë gjysma e bukurisë, e në këtë rast, kujdesi ndaj tyre kërkon një vëmendje të veçantë. Përveç zgjedhjes me kujdes të shampos, maskave dhe prerjes së flokëve në periudhën e duhur, ndryshimet në mënyrën e ushqyerjes janë gjithashtu të rëndësishme në rritjen sa më shpejtë të flokëve.

Më poshtë do të gjeni disa ushqime që jo vetëm ndihmojnë në rritjen e shpejtë të flokëve, por i mbajnë ato edhe më të shëndetshme.

Salmoni

Ky lloj peshku është i pasur në acide yndyrore omega 3 që forcojnë folikulat e flokëve dhe stimulojnë rritjen e tyre. Eksperimentet shkencore kanë treguar se konsumimi i produkteve që përmbajnë këto acide shkurton fazën e telogjenit (periudhën e pushimit të folikulave të flokut) me gjysmë viti. Përveç kësaj, salmoni përmban edhe vitaminë B12 dhe hekur, që ndihmojnë gjithashtu për rritjen e shpejtë të flokëve.

Gocat e detit

Këto produkte deti janë të pasura në zink, një lëndë ushqyese e nevojshme për rritjen e shpejtë të flokëve dhe dhënies shkëlqim të tyre. Një racion në ditë me goca deti është e mjaftueshme për të marrë sasinë e rekomanduar të këtij minerali. Sigurisht që nuk është mundësia që të konsumojmë goca deti çdo ditë, prandaj në këtë rast mund t’i zëvendësojmë ato me krunde gruri, biftek (sidomos mëlçi) dhe mish derri, duke qenë se këto ushqime gjithashtu përmbajnë mjaftueshëm zink.

Mish pule

Mishi i pulës është i pasur në proteina shtazore, që na duhen për prodhimin e keratinës.  Mungesa e proteinave për 2-3 muaj çon në rënie dhe hollim të flokëve. Varietetet e tjera të mishit (mishi i gjeli i detit, lepurit) gjithashtu përmbajnë mjaftueshëm proteina shtazore.

Vezë

Vezët përmbajnë elementët e nevojshëm për rritjen e flokëve dhe mbajtjen e tyre në gjendje normale, si proteinat dhe biotina. Kjo e fundit rekomandohet për ndalimin e rënies së flokëve. Përveç kësaj, vezët përmbajnë leucinë (përgjegjëse për qelizat) dhe aminoacide të tjera të cilat u nevojiten flokëve.

Bajamet

Bajamet përmbajnë vitaminë E, që aktivizon rritjen dhe forcimin e flokëve. 30 gramë nga këto fruta të thata (15-20 bajame) përmbajnë 70% të normës ditore. Bajamet përmbajnë gjithashtu substanca të dobishme, si biotina, acidet yndyrore dhe vitaminat B.

Farat e kungullit

Farat e kungullit përmbajnë vitaminat B1, B2, B3 dhe B4, përgjegjëse për rritjen e flokëve, si dhe B5 dhe B6, që mbrojnë skalpin. Nëse keni shumë rënie flokësh, duhet të përfshini më shumë vaj kungulli në dietën tuaj.

Thjerrëzat

Thjerrëzat mbajnë rekordin për përmbajtjen e hekurit, një nga elementet më të rëndësishme për rritjen e flokëve të shëndetshme. Një tas me thjerrëza siguron gjysmën e sasisë së këtij elementi që na duhet çdo ditë.

Përveç kësaj, ata përmbajnë zink, kholine (normalizon furnizimin me gjak në skalp) dhe elemente të tjera të dobishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco