Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Një ‘Letër për njerëzimin’ nga filozofi Koert van Mensvoort

Një ‘Letër për njerëzimin’ nga filozofi Koert van Mensvoort

20:01, 20/04/2017
A+ Aa A-

Filozofi holandez, Koert van Mensvoort, themelues i “Next Nature Network” dhe profesor në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven, ka shkruar një “Letër për Njerëzimin” në mbështetje të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Në këtë letër, ai i kërkon njerëzimit të shmangë të kthehet në skllav dhe viktimë e teknologjisë, por të përdorë këtë të fundit për të përmirësuar racën njerëzore.

Letra e tij iu drejtuar shtatë miliardë personave në Tokë.

Ajo u përkthyer në 25 gjuhë në mbarë botën dhe u mbështet nga ambasadorët ndërkombëtarë të tillë si astronauti, André Kuipers, filozofi, Bas Haring, projektuesi, Daan Roosegaarde, prezantuesi i “National Geographic” Jason Silva dhe profesoresha e arkitekturës eksperimentale, Rachel Armstrong.

Në letrën e tij, Van Mensvoort përshkruan se si njeriu ka hyrë në një fazë të re evolucionare dhe përveç se ka krijuar biosferën, i ka dhënë gjithashtu jetë një “teknosfere”.

Sipas tij, ndikimi i tij është i ngjashëm ne evolucionin e kafshëve 500 milionë vite më parë.

“Prania juaj po e transformon sipërfaqen e Tokës kaq thellësisht sa ajo do të jetë ende e dukshme edhe pas miliona viteve”, shkruan ai.

Sipas tij, njeriu ndodhet aktualisht në një kryqëzim dhe mund të zhvillojë marrëdhënien e tij me teknologjinë ose në një ëndërr ose në një makth.

Në skenarin tmerrues, teknologjia ka një efekt parazitar në qëniet njerëzore dhe ne kthehemi në specien e parë që provokon zhdukjen e tij. Në skenarin e ëndërruar, teknologjia njerëzore është e bazuar në nevojat njerëzore si pikënisje dhe është përdorur për të krijuar një botë më natyrale. Rruga e fundit është jo vetëm më e dobishme për njerëzimin, por gjithashtu për mbarë planetin.

Koert van Mensvoort është një filozof, artist dhe profesor i “Next Nature” në Universitetin e teknologjisë të Eindhoven.

Ai është themelues i “Next Nature Network”, një fondacion që studion dhe vizualizon se në deri çfarë mase ne jemi të rrethuar nga një teknologji që po bëhet natyra jonë e ardhshme.

Ky rrjet ndërkombëtar numëron sot anëtarë nga 20 vende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco