Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Prindërit nuk e duan partneren tuaj, ja si të veproni

Prindërit nuk e duan partneren tuaj, ja si të veproni

19:26, 28/03/2017
A+ Aa A-

Ju jeni shumë e lumtur kur keni një partner, por ndonjëherë janë familjarët ata që e shkatërrojnë këtë lumturi. Janë pikërisht prindërit ata që nuk pëlqejnë zgjedhjet e fëmijëve të tyre, por ju mos bëni direkt zgjedhjen, flisni me ta për të kuptuar çfarë është e mirë dhe çfarë jo.

Më poshtë do të shihni se si duhet të veproni në këto raste:

Dëgjoni prindërit tuaj

Fillimisht, flisni me prindërit dhe përpiquni t’u shpjegoni atyre anën pozitive të partnerit tuaj. Kur prindërit nuk pranojnë ftesa ku është dhe partneri juaj domethënë që ata nuk ndihen aspak komod me atë person. Dëgjojini ata në mënyrë që të kuptoni se çfarë zgjedhjeje jeni duke bërë.

Shihni dhe analizoni problemet e partnerit

Prindërit duhet të respektojnë zgjedhjet tuaja, por ju fillimisht duhet të analizoni problemet që ka partneri dhe duhet ta njihni atë për veset e tij. Në qoftë se partneri mundohet t’ju largojë nga familja, atëherë kjo është një shenjë që ju duhet të dëgjoni prindërit.

Shihni marrëdhënien tuaj me familjen

Në qoftë se ju keni marrëdhënie të mira me familjen atëherë  duhet të merrni edhe mendimin e tyre në lidhje me të. Por në qoftë se nuk keni ndonjë marrëdhënie mjaft të mirë me ta, ndodh që të të kthehen në pengesë për të zgjedhur mashkullin që ju doni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco