+16/Rrëfimi i pisët i mamit me dy fëmijë: Oh, djaloshi më çmendi në shtratin e tij

+16/Rrëfimi i pisët i mamit me dy fëmijë: Oh, djaloshi më çmendi në shtratin e tij

16:53, 27/03/2017
A+ Aa A-

Një 36-vjeçare ka rrëfyer së fundmi për britaniken “The Sun” se e ka tradhtuar burrin e saj pas 10 vitesh martesë, duke bërë seks me një djalë 15 vjet më të ri.

Ajo tregon se ka dy fëmijë ndërsa i dashuri i saj i ri është në lidhje.

Rrëfimi:

Kam qenë duke bërë seks me një djalë të ri, por e di pse është e gabuar pasi unë jam e martuar, ndërsa ai është në lidhje.

Jam 36 vjeçe ndërsa burri im është 38. Jemi të martuar prej 10 vitesh dhe kemi dy fëmijë, 10 dhe 7 vjeç. Gjërat filluan të ndryshojnë në aspektin e dashurisë para pesë vitesh.

Kemi qenë duke diskutuar shumë kohëve të fundit. Unë e di që jam një person që ka nevojë për dashuri dhe vëmendje, por burri im nuk e ka shprehur apo nuk ka ditur ta shprehë në mënyrën e duhur.

Përgjatë viteve unë kam pasur vëmendjen e shumë burrave, por së fundmi kam marrë gjërat më shpejt duke shkuar në shtrat me një djalë që është 15 vjet më i ri.

Ka ndodhur dy herë në muajin e kaluar.

Ai punon afër shtëpisë sonë dhe unë marr pica nga ai për mua dhe fëmijët dhe ai është shumë i mirë ndaj edhe ne flasim.

Ai më sugjeroi që të shkoja në zyrën e tij një ditë dhe në një mëngjes më tha që do të donte të shkoja në banesën e tij.

Fëmijët ishin në shkollë dhe burri ishte në punë kështu që ne kishim gjithë shtëpinë për vete.

Oh, seksi me të ishte i çmendur dhe unë doja edhe më shumë.

Në fillim ai më shkruante vazhdimisht por pastaj gjërat filluan të ndryshojnë.

Ai më thotë që do ende të shihemi, por kur jemi duke folur ai e përfundon bisedën me një puthje.

E kam pyetur pse sillet kështu tani por ai më ka thënë se është shumë i zënë.

Brenga ime është se nuk mund të ndaloj së menduari për të, se çfarë mendon ai për gjithë këtë. Po më çmend e gjithë kjo.

Kjo nuk është një ndjenjë emocionale , andaj pse nuk mund të ndaloj së menduari. Si mund ta ndaloj këtë?

Përgjigja e psikologes:

Kjo është një lidhje që nuk do të çojë askund. Tingëllon sikur ai është një djalë që dëshiron pak argëtim.

Ti je duke jetuar një jetë të ndarë, duke mos bërë asgjë me të dhe duke mos u munduar ta zgjidhësh problemin e martesës. Kjo është një atmosferë e keqe për rritjen e fëmijëve tu.

Thuaj që nuk dëshiron ta shohësh më atë dhe thuaj burrit që të përpiqet më shumë me ty dhe të të japë mbështetje e vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco