Ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur janë të mërzitur

Ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur janë të mërzitur

18:37, 24/03/2017
A+ Aa A-

Në këtë artikull keni mundësinë të shikoni se si reagon secila shenjë e horoskopit, kur është në një gjendje jo të mirë shpirtërore. Gjërat që ato bëjnë janë nga më të ndryshmet, prandaj zbulojini më poshtë dhe pse jo të mësoni diçka më tepër për veten tuaj.

1. Dashi- Dyfishon punën

Nëse një dash është i trishtuar, dëshiron të punojë sa më shumë. Sipas ekspertëve, është një mënyrë për të larguar mendjen nga trishtimi.

2. Demi- Ha shumë

Një dem njihet për dëshirën që ka për të ngrënë ushqime të mira, por kur është i mërzitur konsumon edhe më shumë ushqim.

3. Binjakët- Dëshirojnë njerëz pranë

Binjakët njihen si njerëz shumë social, prandaj kur janë të mërzitur dëshirojnë të kenë shumë njerëz pranë. Duan sidomos, miqtë më të mirë për t’i dhënë suport.

4. Gaforrja- Fshihen në shtëpi

Nëse një gaforre nuk ndihet mirë shpirtërisht, nuk dëshiron të dalë dhe të takojë njerëz. Për ta zgjidhja më e mirë është shtëpia, ëmbëlsirat dhe vetja e tyre.

5. Luani- Bëhen edhe më të suksesshëm

Luanët kur janë të mërzitur, luftojnë edhe më shumë për të arritur sukses. Sipas intv.al, motoja e tyre është “të shtosh suksesin kur je i mërzitur”.

6. Virgjëresha- Analizojnë gjërat me detaje

Virgjëreshat njihen për natyrën e tyre, pra t’i analizojnë gjërat deri në detajet më të vogla. Kur janë të mërzitur, e shtojnë edhe më shumë analizën ndaj gjërave.

7. Peshorja- Dalin

Peshoret nuk mund të mbyllen diku dhe të rrinë në mërzinë e tyre. Ato dalin me ose pa miqtë e tyre, mjafton të jenë diku.

8. Akrepi- Heshtin

Akrepët nuk duan t’ju japin të tjerëve, kënaqësinë për t’i parë të mërzitur. Nëse një akrep është i mërzitur nuk reagon fare, pra hesht.

9. Shigjetari- Largohen nga vendi që ndodhen

Nëse një shigjetar ndihet i mërzitur, preferon të largohet diku larg. Dëshira që kanë për t’u ndjerë të lirë, i bën ata që të largohen nga vendi ku ndodhen, për të larguar mërzinë.

10. Bricjapi- Zihen me të tjerët

Bricjapët nuk e pranojnë kur gabojnë dhe kur e ndjejnë që janë mërzitur zihen me të tjerët. Ata duken sikur hapin luftë duke u zënë me ata që kanë pranë.

11. Ujori- Humbin në fantazi

Ujorët njihen si shenja që janë në botën e tyre. Nëse ata janë të mërzitur, largohen nga realiteti dhe humbasin në botën e tyre plot fantazi.

12. Peshqit- Çdo gjë e dramatizojnë

Nëse një peshk lëndohet, do e kthejë çdo gjë në dramë. Ata përfundojnë duke qarë, pirë alkool për të harruar mërzitjen, ose  duke bërë seks me dikë që sapo ka njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco