Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Ja pse nuk duhet të urinoni para se të bëni seks

Ja pse nuk duhet të urinoni para se të bëni seks

20:20, 20/03/2017
A+ Aa A-

Shumica e njerëzve përpiqet që të bëjë nevojën e vogël para se të bëjnë seks. Disa e bëjnë këtë nga frika në mos do t’u shfaqet nevoja që të urinojnë gjatë seksit, ndërkaq të tjerët sepse kanë dëgjuar se në atë mënyrë pengojnë infeksionet urinare.

Mirëpo, kjo është krejtësisht e gabuar, posaçërisht për femrat, transmeton Telegrafi.

Mjekët tërheqin vërejtjen që urinimi para seksit, që më parë këshillohej si mënyrë e shmangies së inflamacionit të fshikëzës dhe traktit urinar, është pikërisht e kundërta.

Urologët e njohur vlerësojnë se urinimi i qëllimtë para seksit shton rrezikun nga shfaqja e infeksionit, me të cilin femrat shumë më shesh ballafaqohen se sa meshkujt.

Urologu David Kaufman konstaton që thënia mbi përparësitë e urinimit para seksit është njëra ndër më të përhapurat dhe rregullisht pacientet e veta duhet t’i bindë që nuk duhet të urinojnë, duke pasur parasysh që është shkaktari kryesor i shfaqjes së infeksioneve postkoitale urinare, siç është p.sh. cistitisi.

E vërteta është se gjatë seksit, bakteret nga vagjina mund të arrijnë në kanalet urinare, nëpërmjet të cilave mikrobet arrijnë deri në fshikëz, ku krijojnë infeksionin. Prandaj, në vend se para seksit, në tualet duhet të shkohet pas aktit seksual. Natyrisht, nëse bash keni nevojë të shkoni në tualet, shkoni, por mos e detyroni veten që qëllimisht të urinoni, nëse vërtet nuk keni nevojë.

Gjithashtu, është me rëndësi të fusni më shumë lëngje në organizëm, në mënyrë që të pengohet dehidrimi, mirëpo edhe të nxitet nxjerrja jashtë e baktereve nga trakti urinar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco