VIDEO/ ‘Q.... një gjykatës dhe më dha 500 euro’, plas skandali seksual që po trondit Italinë

VIDEO/ ‘Q.... një gjykatës dhe më dha 500 euro’, plas skandali seksual që po trondit Italinë

19:54, 20/03/2017
A+ Aa A-

Emisioni investigativ në Itali, “Le Iene” në episodin e fundit, ka publikuar një skandal seksual.

Minoren nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona tëndryshëm, nga policicë, karabienerë deri tek gjykatës italianë.

“Unë kam ... karabinierë, policë, marshallë, gjykatës. Kam ... një gjykatës që më dha 500 euro për katër orë në hotel”, shprehet një 16-vjeçar.

Djemtë janë kryesisht nga Rumania por edhe nga Bosnja dhe tregojnë se i gjejnë klientët kryesisht, përreth stadiumit të Barit.

Tomi, vetëm 8 vjeç tregon në fshehtësi për ‘Le Iene’ se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se “gjithçka e bëj për para”.

Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejë diçka për të veshur.

Dëshmitë janë të tmerrshme.

Lidhur me rastin ka nisur edhe një hetim. Hetimi  ka filluar disa muaj më parë, madje edhe duke çuar edhe në një arrestim, por do vijojë në mënyrë të përshpejtuar pas investigimit të "Le Iene", shkruan La Republica.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco