Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Vajza mësoni se çfarë e nevrikos një mashkull

Vajza mësoni se çfarë e nevrikos një mashkull

16:52, 20/03/2017
A+ Aa A-

Burrat ndihen të plagosur, të poshtëruar, të keqtrajtuar, të lënë pas dore dhe të pakuptuar. Shpesh femrat nuk e vënë re këtë gjë, edhe pse në një farë mënyre janë shkaktaret e vuajtjeve të tyre.

Duke e mërzitur me zënka dhe duke mbajtur mëri të jeni të bindura se ai do t’u lërë pas dore dhe do t’i përkushtohet dikujt tjetër që e bën të ndihet i lumtur dhe i vlerësuar

Kush ka thënë që meshkujt nuk janë të ndjeshëm? Nuk është e vërtetë, janë që ç’ke me të, por për gjëra të ndryshme. Reagojnë ndryshe nga femrat sipas situatave, ndjenjave, fjalëve, sjelljeve. Edhe ata ndihen të plagosur, të poshtëruar, të keqtrajtuar, të lënë pas dore dhe të pakuptuar. Shpesh femrat nuk e vënë re këtë gjë, edhe pse në një farë mënyre janë shkaktaret e vuajtjeve të tyre. Duke e mërzitur me zënka dhe duke mbajtur mëri të jeni të bindura se ai do t’u lërë pas dore dhe do t’i përkushtohet dikujt tjetër që e bën të ndihet i lumtur dhe i vlerësuar. Natyrisht që nuk bëhet fjalë vetëm për seksin. Ja cilat janë gjërat që meshkujt (të gjithë pa përjashtim) urrejnë te femrat dhe se janë të aftë të shkatërrojnë një dashuri dhe të shuajnë pasionin më të zjarrtë.

“Nuk jam robot!”

Kur fejohen ose martohen, femrat janë të prirura t’i konsiderojnë meshkujt skllevër. “Eja më merr në filan vend, shoqëroje pak mamanë time tek okulisti, rregulloje pak lavamanin se pikon, çoji fëmijët në shkollë, sistemoje pak shtëpinë, nxirri jashtë biçikletat e fëmijëve, fute makinën në garazh, ji i sjellshëm me mikeshat e mia kur vijnë për darkë, edhe pse dëshiron të shohësh ndeshjen e futbollit në televizor”. E gjitha kjo është e padurueshme!. Ai nuk është shërbyes, por partneri të cilin e keni zgjedhur për të kaluar jetën. Megjithatë, femrat përfitojnë nga situata për të marrë hak në një farë mënyre, sepse zakonisht të gjitha punët e shtëpisë presin ato, madje edhe kur ulen për të ngrënë burrat japin gjithmonë urdhra në tavolinë të tipit, “ma jep pa kripën”, edhe pse e kanë përpara syve. Presin duart e grave që t’u përgatisin gjithçka.

“Poshtërimi nuk më shtyn të të dua”

Meshkujt i urrejnë skenat që bëjnë femrat, zënkat në publik dhe mosmarrëveshjet përpara miqve. Përpiquni të mos e kritikoni kurrë para personave të tjerë, është gjëja që i ofendon më shumë. Nëse dëshironi t’i bëni të ditur ndonjë gjë që nuk ju pëlqen, gjeni mënyrën, kohën, vendin dhe gjuhën e duhur.

“Mbaje larg nënën time nga kjo histori”

Dihet që familja është e shenjtë. Për meshkujt nëna është kult, idhull, e paprekshme. Nuk ka rëndësi nëse ai nuk e do apo nuk shkon mirë me të, se kur ka qenë i vogël nëna e keqtrajtonte: ju nuk keni të drejtë t’ia përmendni për asnjë arsye në botë, sepse nuk do të bëni gjë tjetër veçse do t’i acaroni edhe më shumë marrëdhëniet. Keni ndonjë kritikë për t’i bërë për familjen? Lërjani atij këtë çështje dhe nëse gjatë atij momenti jeni dëshmitare, jepni edhe mendimin tuaj. Kjo do të ishte mënyra e vetme për të përmbushur qëllimin tuaj dhe për të mos e ofenduar partnerin. Gjëja që meshkujt urrejnë më shumë në një lidhje është të gjykohet. Ju nuk duhet të guxoni ta bëni diçka të tillë.

“Nëse ajo nuk beson tek unë, si t’ia bëj që të besoj tek ajo?”

Duhet pranuar se arsyeja është pika më e fortë te një individ. Kështu nëse herë tjetër ju shkon ndërmend ta përgjoni, të kontrolloni celularin e tij, të rrëmoni në gjërat e tij, të zbuloni fjalëkalimin e “e-mail”-it të tij, ta dini se kjo gjë u shkon ndërmend edhe meshkujve. Nëse jeni xheloze dhe keni frikë se mos partnerin tuaj ua merr një tjetër, ai aludon se jeni ju e para që mund ta tradhtoni atë dhe dashurinë që ju lidh.

“Të ndërrojnë me dikë tjetër dhe pastaj të lënë”

Gabimi më i zakonshëm dhe më i përhapur është që femrat bëjnë në një lidhje është: që dëshirojnë të ndërrojnë partnerin e tyre. Ky nuk është vetëm një gabim trashanik, por edhe shumë i përsëritur nga femrat. Keni rënë në dashuri me partnerin tuaj? Nëse po, atëherë duket që ju ka pëlqyer kështu siç ishte. Tani nuk ju pëlqen më? Kjo gjë tregon se nuk jeni më e dashuruar me të. Mos i tregoni se çfarë mendoni, kë të frekuentojë, si të vishet apo ç’lloj pune të zgjedhë. Ai nuk është një krijesë pa mend, do ta kuptojë në ajër se ç’po përpiqeni t’i thoni dhe nuk do të hezitojë t’ua përmbushë dëshirën.

“Më bën të ndihem i ndyrë”

Mendonit se vetëm femrat mund ta thoshin këtë lloj fraze dhe të ndienin një ndjenjë të tillë? Gaboheni. Edhe meshkujt ndihen të lënduar për atë që mund të thoni, bëni ose jo në intimitet ju. Fakti që shtireni në shtrat do ta bëjë të ndihet i përdorur, i ndyrë, jo i dëshiruar dhe i pëlqyer nga ju. Bëjini mirë llogaritë dhe mësoni ta jetoni seksin në mënyrë të barabartë.

“Ato qime i shoh edhe unë”

Nëse jeni nga ato femra që besoni se partnerit tuaj nuk i intereson asgjë, atëherë gaboheni. Ai sheh gjithçka me imtësi, madje edhe qimet më të vogla që u kanë dalë në këmbë dhe mbi buzë. Sheh gjithashtu edhe çorapet që vishni, getat, tutat e gjimnastikës, pizhamet me arushë. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi vetes. Një martesë e mban gjallë pasioni dhe dashuria. Tregohuni të kujdesshme edhe ndaj detajeve më të vogla, për të mos u bërë pishman më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco