Katër sekretet që seksi të përfundojë me një orgazëm të fuqishme

Katër sekretet që seksi të përfundojë me një orgazëm të fuqishme

12:37, 25/02/2017
A+ Aa A-

Femrat që janë të pritura të përjetojnë orgazëm gjatë aktit seksual janë të pritura të kryejnë këto aktivitete:

Përqendrohen në pjesën e paralojës

Paraloja shpesh herë konsiderohet vetëm si një ndemje, ndërsa seksi si "ngjarja e madhe". Epo kjo mendësi ka rezultuar e gabuar duke qenë se pjesa më e madhe e grave që shprehen se para seksit i përkushtohen paralojës me puthje, seks oral ose penetrim me gishta, përjetojnë më shpesh orgazma, shkruan “Glamour”.

Komunikojnë

Si meshkujt ashtu edhe femrat përfitojnë nga të pyeturit rreth dëshirave seksuale që secili ka dhe dhënia e feedback-ut pozitiv gjithashtu është thelbësor.

Bëjnë ndryshime

Aktivitetet seksuale argëtuese si të veshurit e të brendshmeve të reja seksi, pozicionet e reja dhe eksperimentet me lodrat e seksit rezultojnë në orgazma më të shpeshta. Ndaj mos kini frikë të provoni gjëra të reja.

Janë të lumtura me lidhjet e tyre Një jetë e mirë seksuale ecën paralelisht me një marrëdhënie të mirë sentimentale. Gratë që janë të kënaqura me partnerët e tyre janë përgjithësisht të kënaqura edhe në shtrat.

Mësojnë nga lesbiket

86% e grave lesbike në një sondazh janë shprehur se përjetojnë orgazëm në çdo marrëdhënie seksuale, krahasuar me 66% të grave biseksuale dhe 65% të grave heteroseksuale. Sipas studiueseve, kjo vjen sepse gratë lesbike u kushtojnë më pak rëndësi seksit vetëm me penetrim vaginal (nga i cili një pjesë e madhe e grave nuk përjetojnë orgazëm) si dhe vlerësojnë më shumë barazinë mes partnereve. Pra, orgazmat e tyre nuk janë opsionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco